Arsyet e rritjes së limitit të borxhit, sipas Bodes

Postuar në 23 Nëntor, 2012 12:34

Shefi i financave të ekzekutivit shqiptar, Ridvan Bode ka pranuar sot për herë të parë publikisht se viti 2012 është viti më i vështirë ekonomik që ka kaluar Shqipëria. Deklarimi i tij erdhi para ligjvënëseve të komisionit të Ekonomisë, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2013.  Viti 2012 sipas Ministrit të Financave ishte ndër më të vështirët.

Tha Bode: “Inflacioni këtë vit ishte rreth 2 për qind, papunënsia 13.3 për qind me një rënie 0.2 për qind. Të ardhurat janë rritur 2 për qind nga 7.6 për qind të parashikuara në fillim të vitit".

Deklaratat e tij vijnë në kundërshtim me ato të shefit të qeverisë, Sali Berisha, për rritje ekonomike, duke pranuar kështu që në fund të vitit nuk do të jenë realizimet e pritura. Gjatë prezantimit të buxhetit 2013, Ministri i Financave është përpjekur të argumentojë pse duhet të miratohet një draft i tillë dhe pse duhet hequr kufiri i borxhit publik. Sipas tij drafti reflekton specifikat e vitit 2013, duke pranuar në një farë mënyre vitin elektoral. 

Sipas ministrit “situata energjetike për shkak të specifikës me problematikën e CEZ dhe situatën e mbartur nga viti 2012” dhe fakti që “viti 2013 është vit elektoral dhe duhen ruajtur balancat”, - janë arsyet kryesore pse është bërë një draft projekt me specifika të tilla, duke shtuar se “rritja ekonomike parashikohet të jetë 4 për qind”.

Një sektor që mbetet i paprekur nga kriza dhe që sipas Bodes ka mundësi potenciale për të reaguar pozitivisht është sistemi bankar. Sipas tij bankat kanë fitim të mjaftueshëm për të mbuluar moskthimin e kredive. A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.