Një lexim i intervistës së “pokeristit” Meta dhënë A.Pezës

Postuar në 23 Nëntor, 2012 16:11

Mimika dhe fjalët e Ilir Metës në intervistën dhënë sonte Alfred Pezës në emisionin e tij Debat në Vizion Plus mund të zilepsin çdo pokerist në botë. Pothuaj pas çdo pyetje të Pezës, Meta dha përgjigje të shoqëruara me një mimikë të ndryshme sipas pyetjes, që mund të merrej edhe si bast edhe si blof.

Sidoqoftë, në lidhje me pyetjen më të rëndësishme për çdo parti në horizontin aktual politik – gjegjësisht, pozicioni para dhe pas zgjedhjeve të 2013-ës – Meta ishte i qartë se nuk do të bëjë koalicion paraelektoral me PS-në, por mund të bëjë koalicion qeveritar me të pas zgjedhjeve, në qoftë se koalicioni i saj nuk arrin të marrë 71 mandate kuvendore.

Meta la të kuptojë në mënyrë pokeriste (pra, pa u kuptuar se po vinte bast apo po bënte blof) se LSI-ja do të futet në zgjedhje në koalicion me PDIU-në, veças PD-së, por për këtë, sipas tij, “do të vendosin forumet në kohën e duhur”…

E.Zaloshnja

Version tekst i intervistës:

http://gazetadita.al/meta-ne-2013-jo-ne-koalicion-me-berishen/

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Mos e 'menderos' akoma me 'miun' Meta qe do te shkule rrepen...pasi nuk besoj se 'politikanet-pokerista' shqiptare do te blofojne gjithe kohes votuesit, 'sizifet' e kohes moderne ne Shqiperi.

Besoj ne ate, qe dhe parate 'bakshish' do ja marrin dhe voten elektorale do ja 'varin'...

Ne ate lokal (parti) qe degjon se ka vere 'te thartuar' te jesh i sigurte se ushqimi eshte i skaduar...

Miqte vijne e ikin, armiqte grushtbashkohen, thoshte im'ate...

Meta nuk besoj se ka prejardhje pastaxhinjsh...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.