Në takim me Gruevskin, Berisha “me duar në xhepa”

Postuar në 24 Nëntor, 2012 04:41

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka kërkuar dje Tiranës zyrtare të mbajë qëndrim të ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit shqiptar në Shkup, Arben Çejku, sipas Gazetës Shqiptare. Bëhet fjalë për një intervistë të 4 tetorit të vitit të kaluar, po te "Gazeta Shqiptare", ku ambasadori Çejku ngrinte shqetësimin se "në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste" të cilat, sipas tij, “vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar”. 

Burime zyrtare pranë delegacionit që e shoqëronte Gruevskin në këtë vizitë, konfirmuan dje për GSH se në takimin kokë më kokë që ai zhvilloi me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, kryeministri maqedonas ka ngritur mes të tjerash shqetësimin e "përçimit të një fryme që tenton të dëmtojë marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe e që për fat të keq përqafohet nga ambasadori Çejku. Deklaratat e tij të dhëna rreth një vit më parë për 'Gazeta Shqiptare' janë të papranueshme për ne", - mësohet të jetë shprehur Gruevski.

Çudia është se (sipas të njëjtave burime nga GSH) shefi i qeverisë shqiptare është gjendur i papërgatitur karshi këtij problemi të ngritur nga homologu maqedonas. Pra, ngjan sikur kryeministri Beisha ka vajtur në këtë takim me “duar në xhepa”. Ai vetë duhej të kishte paraqitur shqetësimin e Çejkut si një shqetësim të Shqipërisë prë shqiptarët, bërë publik nga media shqiptare në mënyrë të vazhdueshme, si çështja e enciklopedisë maqedonase apo teksteve shkollore që denigrojnë shqiptarët. Por, me sa duket Kryeministri (yni, se i atyri është në rregull) në këto takime shkon për të marrë atë foton me vlerë në fund të takimit, me shtrëngime duarash e me deklarata për “bashkëpunim të shkëlqyer”.
k.c.

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>JO vetem me &quot;duar ne xhepa&quot; por ka shku si &quot;...i &nbsp;ne dasme&quot;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Para se të qahet për gjoja shqetësimet që i paska sjellë ambasadori tu japë të gjitha të drejtat Shqipëtarëve që jetojnë në truallin e tyre</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.