Arkiv-Lajme

Paraja nuk blen lumturi, por lumturia sjell para

Postuar në 27 Nëntor, 2012 02:50

Paraja nuk mund të blejë lumturi, por lumturia mund të përmirësojë gjendjen financiare. Një studim i kryer nga shkencëtarë nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.
Ndërsa studimi nuk gjen një shkak dhe efekt të drejtpërdrejtë, ai tregon se adoleshentët e lumtur kishin më shumë gjasa për të marrë një diplomë kolegji, apo të gjejnë një punë dhe të bëjnë karrierë më shpejt se bashkëmoshatarët e tyre më pak të lumtur.

Ia prenë pemët "Dinamos" (në fakt as pemët nuk dinë t'i presin)

Postuar në 26 Nëntor, 2012 14:25

“Asgjë nuk është transparente, por me sy të lirë po të shkoni për të parë rrethimin rreth katër metra të lartë të stadiumit që deri në vitet 90-të kishte emrin “Dinamo” do shikoni një situatë absurde – shkruhet në blogun “Historia Ime” prej ku është marrë edhe fotoja shoqëruese e këtij shënimi.

Në një tentativë për të krasitur pemët (krasitja dimërore?) punëtorët i kanë lënë degët dhe pjesët e tjera të trungjeve të prera të bien mbi rrethimin e stadiumit duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë përdorimit të paktën në 5 vende të ndryshme.

Princi Karl e ka një hall

Postuar në 26 Nëntor, 2012 12:22

Karl, princi i Wellsit, që nga mosha katër-vjeçare është trashëgimtari i fronit të Britanisë së Madhe. Por vitet ikin për të gjithë. Ai tashmë ka 64 pranvera mbi supe dhe mezi pret për tu bërë mbret. Problemi i madh i ish-bashkëshortit të Lady Dianës është e ëma, Mbretëresha Elizabeta e II e cila prej 60 vitesh është me kurorë në krye.

 “Sigurisht që durimi po më soset”- u shpreh Princi dje gjatë një vizite në Skoci – Pas pak do më skadojë koha, dhe nëse nuk do kem kujdes, mund të vdes unë i pari”.

Ne nuk... Por...

Postuar në 26 Nëntor, 2012 11:01

Komisioneri për zgjerimin Stefan Füle ka shprehur zyrtarisht idenë që po qarkullon në Bruksel lidhur me mundësinë e dhëniës së vendit kandidat Shqipërisë në samitin e dhjetorit. « Ne nuk do të propozojmë ende hapjen e negociatave, por statusi i kandidatit êshtë i arritshêm » ka deklaruar komisioneri Füle në forumin e organizuar në Zagreb mbi dinamizmin e shoqërisë civile në Ballkan.

Pavarësi nuk do të thotë liri – thotë Stefani dhe shton: Liria është të shpëtosh nga shtypja e shqiptarit prej shqiptarit

Postuar në 26 Nëntor, 2012 10:51

Pavarësia mund të fitohet, dhe përgjithësisht kështu ka ndodhur, edhe në mungesë të mendësisë dhe institucioneve të lirisë qytetare. Po a është pavarësia, domosdoshmërisht liri? Kësja pyetje i përgjigjet në artikullin e sotëm0opinion në të përditshmen SHQIP, Andrea Stefani.

Shpulla në publik për... vjedhje flamuri

Postuar në 26 Nëntor, 2012 10:43

FOTO LAJM: Një i ri, i cili ka tentuar të marrë një flamur nga rruga është prangosur dhe dhunuar nga një polic i shtetit. Pamjet të cilat mund të gjenden në YouTube tregojnë qartë mënyrën e trajtimit të adoleshentit nga polici i cili pasi i vë prangat dhe e shtyn të ecë përpara, nuk ngurron që rrugën deri te makina, ta bëjë duke e qëlluar të riun në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në një zonë të ish-Bllokut në prezencë të kalimtarëve të shumtë.

Përplasje mes EULEX-it dhe Thaçit për Fatmir Limajn

Postuar në 26 Nëntor, 2012 10:40

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, u kërkoi sot udhëheqësve politikë kosovarë që mos të komentojnë rastet gjyqësore në proces. Reagimi erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishin kritikuar ashpër misionin EULEX, pas shqiptimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, si edhe ndaj tre personave të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi e Naser Shala, të akuzuar për krime lufte në ratsin e njohur si rasti Kleçka.

Vetëvendosje ve tabelën në hyrje të Kosovës, Merdarë, "mirëseerdhët në Shqipëri" duke krijuar 2 Shqipëri! Policia kosovare i dhunon.

Postuar në 26 Nëntor, 2012 08:10

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdar. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

Nuk jemi vetëm ne që vjedhim - shkruan Lubonja dhe tregon një eksperiencë personale udhëtimi

Postuar në 26 Nëntor, 2012 04:02

Të hënën në mëngjes të kësaj jave u nisa nga Firencja me autobus për në Aeroportin e Pizës, për të fluturuar për në Tiranë. Kisha prerë një biletë vajtje-ardhje dhe po kryeja “ardhjen”. Kur mbërrita në Aeroportin e Pizës shkova në vendin e Check-in-it dhe po kërkoja tabelën AIR ONE, kompania italiane me të cilën do të fluturoja. (Sa për dijeni të atyre që nuk e njohin, është kompania “low cost” e Alitalia-s, për privatizimin e së cilës (Alitalia-s) u bë një zhurmë e madhe sepse u tha se pronarët e rinj morën pjesën e shëndoshë, duke i lënë shtetit borxhet).

Berisha do të festojë “në të thatë”; e kanë bojkotuar të gjithë; përveç Orbanit

Postuar në 26 Nëntor, 2012 03:49

Kryeministri Berisha ka më shumë se një vit që, teksa është kthyer nga vizita të ndryshme jashtë vendit, na ka bërë me dije se u ka lënë një ftesë atyre që ka takuar në këto vizita: një ftesë për të marrë pjesë në festën me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Nuk ka lënë njeri pa ftuar, duke filluar me Presidentin e SHBA-ve e duke mbaruar me udhëheqësit e vendeve fqinjë. Madje, ftesat kanë qenë të përsëritura në një mori rastesh, e shpesh kanë marrë formën e një lutjeje qaramane.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme