Ia prenë pemët "Dinamos" (në fakt as pemët nuk dinë t'i presin)

Postuar në 26 Nëntor, 2012 14:25

“Asgjë nuk është transparente, por me sy të lirë po të shkoni për të parë rrethimin rreth katër metra të lartë të stadiumit që deri në vitet 90-të kishte emrin “Dinamo” do shikoni një situatë absurde – shkruhet në blogun “Historia Ime” prej ku është marrë edhe fotoja shoqëruese e këtij shënimi.

Në një tentativë për të krasitur pemët (krasitja dimërore?) punëtorët i kanë lënë degët dhe pjesët e tjera të trungjeve të prera të bien mbi rrethimin e stadiumit duke e nxjerrë këtë të fundit jashtë përdorimit të paktën në 5 vende të ndryshme.

“Shikoni vetë fotot. Por vlen të theksohet edhe fakti që ky procces duke qenë i rrezikshëm (siç dhe rezultoi nga dëmi që ka sjellë) do duhet të bëhej pasi të rrethohej ambienti si një mënyrë minimale sigurie për qytetarët e shumtë në atë zonë shumë të populluar të Tiranës. As kjo, sigurisht, nuk është bërë. Në pritje që ambienti të pastrohet e ndoshta rrethimi të rregullohet ju mund ta konfirmoni vetë situatën përmes fotove që janë bërë të dielën (25 nëntor) në mbrëmje” – shkruhet në tekstin e blogut të sipërcituar. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.