Vetëvendosje ve tabelën në hyrje të Kosovës, Merdarë, "mirëseerdhët në Shqipëri" duke krijuar 2 Shqipëri! Policia kosovare i dhunon.

Postuar në 26 Nëntor, 2012 08:10

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje organizuan sot një aksion simbolik në Merdar. Aksioni kishte si qëllim vendosjen e flamurit kombëtar dhe një tabele ku shënohej “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”.

”Ne zgjodhëm për ta vendosur flamurin kombëtar në Merdar në përkujtim të betejës së Hasan Prishtinës 100 vjet më parë, i cili organizoi luftë mbrojtëse pikërisht në këtë zonë kundër forcave serbe që po sulmonin Shqipërinë”, shkruajnë portalet shqiptare të Kosovës.
Sipas komunikatës, me të filluar vendosja e flamurit kombëtar në një shtyllë pranë pikës kufitare në Merdar, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për t’i penguar aktivistët. Gjatë këtij intervenimi të dhunshëm nuk u kursye as ekipi i Kosovapress-it, kameramani i të cilit u përplas për tokë dhe u mbajt i arrestuar nga policia për rreth 1 orë.
Vetëvendosje thekson se me gjithë këtë intervenim, aktivistët ja arritën që të ngrenë flamurin kombëtar si dhe të vendosin tabelën “Mirë se vini në Republikën e Shqipërisë”, të cilat u hoqën më pas nga Policia e Kosovës, pas largimit të aktivistëve. ne.su.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Levizje shume e bukur kjo qe ka bere Vetvendosja _-Bravo !</p><p>Jeni treguar shume inteligjente --Tamam politke&nbsp; inteligjente .Ju Lumte !!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.