Arkiv-Lajme

Dekorim në prani të Berishës i ambasadorit Ryerson, i cili i ka sugjeruar daljen në pension…

Postuar në 30 Nëntor, 2012 10:17

Presidenti i Republikës dekori sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ish-Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, William E. Ryerson, me këtë motivacion: "Mikut të shqiptarëve, që dha kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike shtetërore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe inkurajoi e mbështeti fuqishëm vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Për ndihmesën e vyer në forcimin e marrëdhënieve miqësore, tradicionale ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan”.

Të majtët në KQZ, letër Nokës

Postuar në 30 Nëntor, 2012 09:51

Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa e saj për të pasur në dorë informacionin zyrtar të Ministrisë së Brendshme mbi shpërndarjen e popullsisë. Kështu, pas refuzimit të parë, tre anëtarët e zgjedhur nga e majta në Komisionin Qendror Zgjedhor i kanë dërguar një tjetër letër ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, për të pasur mundësinë e zotërimit të këtij informacioni.

Shqipëria vendi me futbollin më të korruptuar në botë?

Postuar në 30 Nëntor, 2012 09:46

"Sport Radar", një shoqatë ndërkombëtare për monitorimin e kuotave të basteve dhe fluksit të qarkullimit të parave ka mbajtur nën vëzhgim rreth 400 kompani ndërkombëtare për një periudhë kohore nga qershori 2009 në nëntorin e vitit 2012.
"Gjatë periudhës prej rreth dy vite e gjysmë janë vëzhguar 143.472 ndeshje në 596 kampionate, turne e aktivitete të ndryshme futbollistike. Raporti përfundimtar i tyre e nxjerr Shqipërinë si vendin me futbollin më të korruptuar në botë, me 97 raporte ndeshjesh të dyshurara si të trukuara - raporton televizioni TCH

"Ai i rehaton mediat, i kënaq..."

Postuar në 30 Nëntor, 2012 09:23

Lidhur me skandalin e përgjimeve të sapo publikuar në Kosovë ka bërë një reagim Lëvizja Vetëvendosje. Në një komunikatë për media, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ndër të tjera thotë:

Plasin përgjimet: Thaçi quan kryetarin e Kuvendit të Kosovës me emrin denigrues “Jakupovski”, Lushtaku e quan “qen”

Postuar në 30 Nëntor, 2012 08:28

Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh. Këso cilësimesh i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi, njofton në numrin e sotëm Koha Ditore.

Torta e pavarësisë e komentuar nga Ardian Vehbiu

Postuar në 30 Nëntor, 2012 05:13

“Çfarë i bëri vallë njerëzit të lëshoheshin ashtu mbi ëmbëlsirën publike?”, pyet Ardian Vehbiu në një shkrim të tijin që fokusohet tek ngjarja tortës ditën e festës. Dhe e ka një përgjigje: “askush prej tyre, i marrë veçmas, nuk do të kish guxuar t’i vërvitej tortës aq babëzisht.

Ngjarje e errët në një ministri të errët

Postuar në 30 Nëntor, 2012 04:24

Shtypi i ditës ka dhënë sot detaje të ndryshme lidhur me vdekjen e një oficeri brenda zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes. E përditshmja DITA është përqëndruar te detyrat që ka kryer ushtaraku në fjalë dhe rezulton se ai ka mbuluar disa detyra të rëndësishme që kanë lidhje me informacionin në këtë ministri të akuzuar muajt e fundit për përgjime të paligjshme dhe për afera me armët, por që refuzon kontrollin parlamentar.

Disa dëshmitarë nuk u paraqitën, të tjerë ndryshuan deklarimet - thotë Del Ponte për lirimin e Haradinajt

Postuar në 30 Nëntor, 2012 03:42

Nuk jam aspak e befasuar - thotë ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krime në hapësirën e ish-Jugosllavisë, Carla del Ponte lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt në një intervistë në radion gjermane Deutsche Welle. Del Ponte ka qenë kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, kur u ngrit aktakuza kundër Ramush Haradinajt, i cili u lirua si i pafajshëm.

Turqia blen me ar gaz iranian

Postuar në 30 Nëntor, 2012 03:26

Turqia po përfiton prej sanksioneve ndaj Iranit, duket shkëmbyer ar kundrejt gazit. Mirëpo tregtia fitimprurëse me arin përbën një rrezik politik për qeverinë turke, sepse zemëron partnerin SHBA.
Gjithsesi, po vihet re një tendencë politikisht pikante në tregtinë e jashtme turke: Në nëntë muajt e parë të këtij viti Turqia ka eksportuar te Irani fqinj ar me vlerë 6,4 miliardë dollarë (krahasuar me 54 milionë dollarë në vitin paraardhës). Rritja e jashtëzakonshme u pranua edhe nga zëvendëskryeministri turk Ali Babacan në komisionin e parlamentit turk për buxhetin në Ankara.

Kandidatja për postin e Hillary Clinton-it, në vështirësi - shkruan WSJ

Postuar në 29 Nëntor, 2012 17:17

Përpjekja e ambasadores Susan Rice për ta ripërtërirë raportin e saj me republikanët e Senatit ka dështuar. Tre senatorë të Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara, dolën nga takimi me ambasadoren edhe më tepër kritikë për qëndrimet e saj lidhur me sulmin në Konsullatën Amerikane në Bengazi të Libisë, - shkruan në një artikull, e përditshmja Wall Street Journal.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme