Disa dëshmitarë nuk u paraqitën, të tjerë ndryshuan deklarimet - thotë Del Ponte për lirimin e Haradinajt

Nuk jam aspak e befasuar - thotë ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës për krime në hapësirën e ish-Jugosllavisë, Carla del Ponte lidhur me lirimin e Ramush Haradinajt në një intervistë në radion gjermane Deutsche Welle. Del Ponte ka qenë kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, kur u ngrit aktakuza kundër Ramush Haradinajt, i cili u lirua si i pafajshëm.
Thotë Del Ponte: "Haradinaj është shpallur i pafajshëm edhe në procesin e parë, ndërsa ky ishte tani procesi i dytë. Unë i kam ndjekur të gjitha hetimet kundër tij dhe në bazë të tyre kam përpiluar aktakuzën. Aktakuza është konfirmuar nga një gjykatës i Tribunalit por gjatë procesit ka qenë shumë e vështirë nxjerrja e dëshmive. Disa dëshmitarë nuk janë paraqitur në proces, ndërsa të tjerët kanë ndryshuar deklaratat e tyre. Ky ka qenë problemi kryesor, ndaj Haradinaj është shpallur i pafajshëm. Gjykata e Apelit më pas ka vendosur që procesi të përsëritet. Por edhe në procesin e dytë problemi ka mbetur i njëjti: nuk janë paraqitur dëshmitarët".
Pyetjes së DW "Si e shpjegoni zhdukjen e disa dëshmitarëve e madje edhe vrasjen e tyre?" - Del Ponte i përgjigjet:
"Unë nuk kam njohuri për rezultatet e hetimeve, që janë bërë në Kosovë lidhur me këto raste, sepse nuk jam më në Hagë. Por fakt është që dëshmitë nuk kanë mundur të paraqiten në Hagë. Prokuroria e ka kryer punën e vet dhe këtë punë e ka kryer siç duhet. Ndërkohë që përgjegjësinë për vendimet i ka gjykata. Unë mendoj se prokuroria e ka kryer mirë punën e vet"
Tribunali i Hagës po zhvillon proceset e fundit dhe mund të mbyllet në vitin 2014. - A.N.
Comments
Kjo zonje plake u ka borxh

Kjo zonje plake u ka borxh shqiptareve, sepse me se paku ka be deklarata te papergjegjshme si ajo per shtepine ne Mat, permbajtja e te cilave i ve ne dyshim logjika e njeriut te thjeshte dhe kane qene te papranueshme per njerezit me nivel profesional dhe kultururor te mjaftueshem.

Me te arsyeshme kane qene dyshimet e shpreheura se kjo zonje u be zedhenese e interesave te Beogradit, sesa deklarimet e saj te djeshme dhe te sotme.

Ndaj saj nuk ka hakmarrje me te denje sesa te hetohen disa nga deklaratat e saj, perfshi ate per shtepine ne Mat, si dhe te gjitha deklaratat e zviceranit tjeter me emrin Dik Mart. Shteti yne dhe ai ne Kosove duhet te bejne gjithcka duhet qe hetimeve te shkojne deri ne fund.

Zonja thote se prokuroria

Zonja thote se prokuroria paska bere nje pune shume te mire, por ajo permend vetem deshmitaret, dhe jo edhe provat qe ka gjetur kjo prokurori.

Nje proces me permasa te tilla do te duhej te kishte nje mori deshmitaresh, prvash e faktesh, ku mungesa e disa prej te cileve s'duhej te ishte ndjere fare. Ajo flet per zhdukje deshmitaresh sikur te behet fjale per ndonje gjyq mafiozesh ku deshmitari kyc prish gjithe gjyqin e jo per akuzagenocidi, ku deshmitaret i bie te jene te shumte ne numer.

Problemi me prokuroren eshte se deri me tani ka udhehequr nje mision te deshtuar ku Milloshevici vdiq pas disa vitesh dhe shkarkoi Serbine nga gjithe krimet e luftes qe beri ne Ballkan, ku Ante Godovina me kriminele te tjere priten si heronj dhe zonjes nuk i paska dale hesapi me ca palo deshmitare kunder Haradinajt.

Add new comment