George H.W. Bush në spital

Postuar në 29 Nëntor, 2012 17:06

Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush është shtruar në spital - njofton VOA duke cituar një zëdhënës të spitalit Metodist në Houston, në afërsi të shtëpisë së tij në shtetin jugor të Teksasit. Ish-presidenti 88-vjeçar vuan nga një formë e sëmundjes Parkinson që e ka detyruar atë të përdorë një karrocë të motorizuar për të lëvizur.

Republikani George H.W. Bush ishte presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara. Ai mori detyrën më 1989 dhe ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë. Ai është babai i ish-Presidentit George W. Bush.

George H.W. Bush ka qenë anëtarë i Dhomës së Përfaqësuesve për një mandat, ambasador i SHBA-ve në OKB, i dërguari i posaçëm SHBA-ve në Kinë, drejtor i CIA-s dhe nënpresident i vendit për dy mandate në kohën kur Ronald Regan ishte president.  Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.