Turqia blen me ar gaz iranian

Postuar në 30 Nëntor, 2012 03:26

Turqia po përfiton prej sanksioneve ndaj Iranit, duket shkëmbyer ar kundrejt gazit. Mirëpo tregtia fitimprurëse me arin përbën një rrezik politik për qeverinë turke, sepse zemëron partnerin SHBA.
Gjithsesi, po vihet re një tendencë politikisht pikante në tregtinë e jashtme turke: Në nëntë muajt e parë të këtij viti Turqia ka eksportuar te Irani fqinj ar me vlerë 6,4 miliardë dollarë (krahasuar me 54 milionë dollarë në vitin paraardhës). Rritja e jashtëzakonshme u pranua edhe nga zëvendëskryeministri turk Ali Babacan në komisionin e parlamentit turk për buxhetin në Ankara.
Turqia i paguan livrimet e energjisë në lira turke. Por këtë monedhë iranianët, (të cilët për shkak të sanksioneve ndërkombëtare nuk grumbullojnë më dollarë dhe euro), nuk kanë ç'ta bëjnë. Për këtë arsye me lirat ata blejnë në Turqi sasi të mëdha ari, sepse floriri ka të njëjtën vlerë kudo, edhe në valutë. Por se si i çojnë iranianët kallëpet e arit në Teheran, këtë nuk e di, - tha Babacani.
Me gjasa një pjesë e floririt shkon në Iran në rrugë të tërthortë nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe. Mundet që korrierët ta transportojnë atë me linja ajrore (kufiri i lejuar është te 50 kilogramë flori për person) sepse krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar eksportet e përgjithshme turke në Emiratet Arabe u rritën në shtator me 452,3 për qind dhe më shumë se 80 për qind e eksporteve ishin eksporte floriri.
Partia qeveritare AKP e ka ngritur nxjerrjen e arit në faktor strategjik për rritjen ekonomike. Po ndryshohen ligje dhe janë hapur miniera të reja ari (metali i çmuar nxirret në Azinë e Vogël). Prej vitit 2001 prodhimi e ka kaluar dhjetëfishin, tashmë Turqia është prodhuesi më i madh i arit në Evropë.
Në Iran nuk është vetëm shteti që ka zbuluar Turqinë si rrugëdalje të mundshme nga shtrëngesa ekonomike. Edhe privati iranian po investon gjithnjë e më shumë te fqinji turk, për të shpëtuar nga sanksionet dhe nga rënia dramatike e vlerës së monedhës vendase. D.V.
 

Comments

Submitted by Turqia (not verified) on

<p>Ne turqit jemi bosa. Kemi ar qe ja kemi vjedhur Shqiperise dhe gjithe Ballkanit gjate 500 vjetesh dhe tani e perdorim si duam.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p sab="372">Edhe ne gr(dr)eqët jemi bosa, jo me paratë tona por me paratë e marra borxh nga Europa!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.