Arkiv-Lajme
Dy reagime nga Maqedonia për anullimin e vizitës së Ivanov në Shqipëri
Analistët politikë shprehin qëndrime diametralisht të ndara sa i përket veprimit të presidentit të Maqedonisë, Ivanov, për të refuzuar ftesën e homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani. Ish-diplomati shqiptar, Alajdin Demiri, thotë se Maqedonia ka reaguar në mënyrë tejet jodiplomatike.
Një përgjigje nga Rama për ç’punë ka Edi Rama me Twitter-in
Socialistët kanë mundur të përfshijnë rreth 10 mijë të rinj në një projekt në rrjetin social Facebook që u përmbyll – sipas një njoftimi të zyrës së shtypit në PS - me aktivitetin “Kam një ëndërr”. Edi Rama i ka dorëzuar me dedikim fituesit (një i ri nga Lezha që jeton në Itali) një kopje të flamurit origjinal të 1912-tës që është ngritur në Vlorë dhe më pas ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera u është përgjigjur atyre që e kritikojnë për “opozitën në Twitter”.
Familja kërkon zhvarrim dhe rihetim për Mehmet Shehun – thotë vëllai i ish-kryeministrit të vetëvrarë
Vëllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, versioni zyrtar për vdekjen e të cilit është vetëvrasja, thotë se familja Shehu kërkon rihetimin e çështjes nisur edhe nga rivlerësimet që po u bëhen ngjarjeve të historisë. Rihapja e kësja çështje ka ardhur me sa duket nga botimi i disa dokumentave sekretë të hetimeve të dikurshme për vdekjen e Mehmet Shehut nga e përditshmja DITA në Tiranë.
Avancat "nacionaliste" të Berishës dhe një "përgjigje franceze" për mungesën greke
Kryeministri Berisha ka pritur sot në një vizitë zyrtare Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa. "Të dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp për të dhënë më shumë detaje për takimin. Kryeministri i Sllovenisë Jansa ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë ku mbrëmë ka marrë pjesë edhe pritjen e presidentit Bujar Nishani - raporton faqja online e së përditshmes MAPO.
Hagë: Haradinaj i pafajshëm, Balaj i pafajshëm, Brahimaj i pafajshëm
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.
100 vjet më parë kanë ditur të shpallin pavarësinë më mirë se sa ne dimë të festojmë 100 vjetorin e saj
Si ishte festa? “Një ngarendje e axhamillëk, i cili në mënyrën më brutale e qet cullak papërgjegjësinë, sharlatanizimin, amatorizmin me të cilin ne e kryejmë një punë kaq të thjeshtë. Këtu fatkeqësisht edhe do të kuptojmë se në fakt kështu e trajtojmë dhe e kryejmë secilën punë që kemi përpara dhe për këtë arsye jemi kështu si jemi sot- ndër më të pazhvilluarit në Evropë”. Këtë e thotë Astrit Gashi në një shkrim të shkruar për gazetën Zëri të Prishtinës.
Beqë Cufaj: Arrestimi i Limajt është një lëshim që i bëhet Serbisë në emër të “drejtësisë” në “Kosovën e pavarur”
“Blic e B92 në ora 11:00 të së shtunës raportonin që 'u toku je hapsenje Limaja' kurse ky shëtitej shtigjeve të Shqipërisë, shokët e tij të luftës promovonin përmendoren e Isa Boletinit në Mitrovicë kurse gazetarët tanë të të gjitha mediave në Prishtinë me hurbë kafeje e rakie të së shtunës nuk prisnin asgjë të jashtëzakonshme”, këtë e shkruan Beqë Cufaj në shkrimin e tij të fundit të publikuar në Zëri, duke bërë aluzion se arrestimi i Fatmir Limajt është një lëshim që i bëhet Serbisë në situatën e sotme.
Berisha&Martens dhe Hoxha&Amazon
Pritjen Zyrtare të Presidentit të Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar e hapi belgu Wilfried Martens, Presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE). PPE-ja nuk është ndonjë entitet shtetëror, është thjesht një organizatë ombrellë e partive të djathta europiane, anëtare e së cilës është edhe PD-ja e Berishës. Dhe këtë faktin e fundit, belgu Martens nuk harroi ta përmendëte në fjalën e hapjes së Pritjes Zyrtare të Presidentit të Shqipërisë të PD-së së Berishës, me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar …
Berisha në gojën e Bashës dhe një fjali e Refik Toptanit në 1912, sipas Arben Putos
Në intervistën me gazetarin Ben Andoni, (shih edhe: http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/27/teza-e-berishes-per-lanc-e-njejte-me-tezen-greke-ne-konferencen-e-paqes-me-1946) historiani Arben Puto i sheh deklarimet e kryeministrit Berisha për zhvendosje datash jo si të rastësishme por si një përpjekje e organizuar për nënvleftësimin e I.Qemalit dhe ngritjen e A.Zogut, madje këtë po e bën, sipas Putos, edhe duke përdorur të tjerët, si Lulz
E shëmtuar, e ekzagjeruar, arrogante dhe e shurdhër - thotë Vehbiu për dekorimet në Tiranë
Tirana ndërkohë është mbuluar me flamuj shqiptarë dhe ngjyrat kuqezi, që varen në ndërtesa publike, biznese, shtëpi private, makina e motoçikletë. Edhe pse flamuri, me një shqiponjë dykrenore në mes dhe me sfond të kuq, është një simbol uniteti për shqiptarët, që janë të ndarë në disa shtete në rajon, disa kritikë thonë se dekorimet janë pa shije.
