Avancat "nacionaliste" të Berishës dhe një "përgjigje franceze" për mungesën greke

Postuar në 29 Nëntor, 2012 06:54

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një vizitë zyrtare Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa. "Të dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp për të dhënë më shumë detaje për takimin. Kryeministri i Sllovenisë Jansa ndodhet që prej ditës së djeshme në Tiranë ku mbrëmë ka marrë pjesë edhe pritjen e presidentit Bujar Nishani - raporton faqja online e së përditshmes MAPO.
Në fjalën e tij në këtë takim Kryeministri reagoi edhe për anullimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos si dhe të presidentit maqedonas, të ftuar për 100 vjetorin, por të kthyer rrugës.“Francezët kanë një përgjigje, miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre”, tha Berisha gjatë konferecës së përbashkët për shtyp në Tiranë me Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa.

Berisha tentoi disa avanca "nacionaliste" duke përmendur Prevezën gjatë një fjalimi në Vlorë, por u tërhoq menjëherë me një deklaratë të dytë zyrtare disa orë më vonë. Tërheqja erdhi pasi Avramopulos anulloi vizitën dhe Ministria e Jahtme greke u shpreh zyrtarisht se arsyet lidheshin me deklarimet e Berishës.

Berisha e ka tentuar shpesh javët e fundit "rrëmbimin" e flamurit që mban në dorë prej muajsh Kreshnik Spahiu. Agjenia ANSA në një analizë të dy ditëve më parë e konsideronte këtë përpjekje të Berishës si tentativa për të luajtur me kartën e nacionalizmit në hyrje të fushatës elektorale të 2013. Analistë të ndryshëm në vend, thonë se eskalimi i papritur i retorikës nacionaliste nga Berisha ka të bëjë me rezultate sondazhesh që dëshmojnë se në veri të vendit dhe në Kosovë e Maqedoni, ku tema të tilla janë sensibël, kryeministri që rri në pushtet pas 2009-s falë votave të majta të LSI-së, ka pësuar firo të larta popullariteti. (a.th.)

Foto: Kryeministri Sali Berisha, ne perfundim te nje konference te perbashket shypi me homologun e tij grek Costas Karamanlis,  Prill 2009 (LSA)

Comments

Submitted by Kafshist Dramat... (not verified) on

O Vini, po ti ore, ç'do në Greqi? Këtu ore, njëherë. Vota janë edhe këto.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nje popull injorant prodhon edhe njerez si Berisha.

Mbaje gojen se te mbyllet ndryshe pastaj

Submitted by katarakti (not verified) on

ANSA e ka thene sakte. Sali Berisha i tmerruar nga forcimi i AKZ-se, qe do te thote per te renie nga kali me koke poshte, po perpiqet te luaje perseri me karten e nacionalizmit.  Pas aferave me Fazlliçin apo me greket per detin dhe varrezat etj etj, mosardhja e ministrit te jashtem grek e ka ngazelluar pa mase. Kjo ia rrit piket para militanteve te tij te shastisur dhe te hutuar. PS-ja ka elektoratin e vet besnik. Si edhe PD-ja. Por mbeten edhe nja 30 per qind te pavenndosur. Vota e tyre e mundshme per AKZ-ne e ka lene pa gjume Berishen. Pranda perdori ne maksimum 100 vjetorin per te fituar terrenin e humbur. duke iu rykthyer politikes se tij te vjeter: -nacionalizmit me fjale dhe tradhtise me vepra.

Submitted by Relapso (not verified) on

Po pse xhanem askush nuk merret me thelbin e deklarates se Berishes? Ai tha: "me 28 nentor 1912 u shpall pavaresia e Shqiperise deri ne Preveze..." Kjo eshte e vertete! Se pari, asokohe Preveza ishte pjese e Perandorise Turke dhe jo e Greqise, se dyti, kur u shpall pavaresia kufijte e Shqiperise ende nuk ishin vendosur. Deklarata nga pikepamja historike eshte e sakte!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.