Hagë: Haradinaj i pafajshëm, Balaj i pafajshëm, Brahimaj i pafajshëm

Postuar në 29 Nëntor, 2012 04:08

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.
Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës. Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj ishin liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së. Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”. Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm pritet të kthehen në Kosovë brenda ditëve të ardhshme. (REL)

Në foto: Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj

Comments

Submitted by matiani (not verified) on

Lajm shume i mire, ashtu edhe i rendesishem per shqiptaret.

Ndiej se brendshmi nevojen ti falenderoj Ramushin dhe bashkeluftetaret e tij. Ti falenderoj se ne lufte nuk kane shkelur ligjet e luftes. Lufta e tyre e drejte, pa eksese nderon te gjithe shqiptaret ne syte e botes.

Respek te thelle per ta dhe UCK-en.

Submitted by Baku (not verified) on

Shpallen te pafajshem “per MUNGESE PROVASH” e jo se” KRIMI NUK ESHTE KRYER”!

Nuk e di a e dallon ndryshimin?

Kur deshmitaret nisin te mbesin viktima nder "aksidente rrugore“ te çudishme; te tjere mbesin te vrare me arme zjarri ne rrethana te “pashpjegushme” ; mbi çbaza ta denojne Rramushin?

Shefqet Kabashi (deshmitari i fundit!)– mbasi i tha prokuratorit “ Mbrojtja juaj nuk vlen jashta mureve te gjykates” e terhoqi versionin e tij.

Edhe Mladiç kishte dale i pafajshem me keto rregulla!

Njolla e zeze i mbetet klases drejtuese te kosoves edhe pse nuk pat denim formal!

Submitted by Kafshist Dramat... (not verified) on

Lajm që më gëzon.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pik se pari per te gjithe ata qe do mendojne per mua si spiun serb a grek a ku di une e kane komplet gabim. E dua Shqiperine sepse jam shqipetar dhe krenar. Por njerzit e deklaruar te pafajshem te artikullit te mesiperm jane thjesht kriminele lufte dhe kriminele. Bazuar ne Fox News vetem gjate zhvillimit te ketij gjyqi jane ekzekutuar 19 deshmimtare aktiv qe do deshmonin kunder kesaj bande qe i ka rrenjet ne qeverine mafioze ne kosove. Zhvillimet e fundit kane afruar me shume serbine me rusine dhe kane rritur me ne max tensionet ne rajon dhe kjo nuk eshte aspak pozitive per ne shqiptaret qe na intereson ulja e tensionit ne rajon...

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

lajm i mire per gjithe shqiptaret, mire se u kthyet ne atdhe Ramush, Lahi dhe Idriz.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.