Beqë Cufaj: Arrestimi i Limajt është një lëshim që i bëhet Serbisë në emër të “drejtësisë” në “Kosovën e pavarur”

“Blic e B92 në ora 11:00 të së shtunës raportonin që 'u toku je hapsenje Limaja' kurse ky shëtitej shtigjeve të Shqipërisë, shokët e tij të luftës promovonin përmendoren e Isa Boletinit në Mitrovicë kurse gazetarët tanë të të gjitha mediave në Prishtinë me hurbë kafeje e rakie të së shtunës nuk prisnin asgjë të jashtëzakonshme”, këtë e shkruan Beqë Cufaj në shkrimin e tij të fundit të publikuar në Zëri, duke bërë aluzion se arrestimi i Fatmir Limajt është një lëshim që i bëhet Serbisë në situatën e sotme.
Vëzhgimi i saktë i Cufajt përmblidhet si vijon: “Lajmi për arrestimin e Fatmir Limajt së pari qysh në paraditen e së shtunës u shfaq në portalet serbe të lajmeve (Blic- pse pikërisht Blic?, dhe më pas B92, Tanjug etj.). Kurse vetëm në orët e pasdites së vonë tek mediat tona dhe fare në fund, në “aksham” pazarin e së shtunës u realizua ajo që tash po i themi “paraburgimi” i të dyshuarve për rastin ‘Kleçka’. Që ironia të jetë edhe më e madhe: të njëjtat media në Beorgad sa informonin në të njëjtën kohë zyrtare/ë përgjegjës të EULEX-it “zyrtarisht” thoshin që nuk kanë çfarë të deklarojnë. Që krejt ky aksion të jetë edhe më i dyshimtë, është që rrallë, apo pothuajse kurrë nuk ngjet që ata të jenë më të shpejtë se ne: nga gazetat përmes portaleve. Ka kaluar koha kur gazeta e gazetarë Beogradi dinin për Prishtinën para se ne të merrnim vesh se çfarë na pret. Dhe këtu nuk ka si të mos shohim një kleçkë prapa kësaj Kleçkës që Limajt dhe shokëve të tij po u ngjet qe sa e sa vite. Nuk mundemi sepse s’kemi argumente të qarta të themi që kjo masë parandalimi është bërë me “urdhrin” e dikujt në Beograd. Aq më pak të ish- shokëve të Limajt në Prishtinë. Por që lë vend për dyshim, që (sërish) një lojë e keqe po luhet- në këtë të mos dyshojmë, tregon vetëm ky detaj kaq i parëndësishëm në shikim të parë dhe esencial në shikim të mirëfilltë.”
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun http://www.zeri.info/artikulli/3/19/62834/kuq-e-zi/
Re.Pu.
Add new comment