Arkiv-Lajme
E shëmtuar, e ekzagjeruar, arrogante dhe e shurdhër - thotë Vehbiu për dekorimet në Tiranë
Tirana ndërkohë është mbuluar me flamuj shqiptarë dhe ngjyrat kuqezi, që varen në ndërtesa publike, biznese, shtëpi private, makina e motoçikletë. Edhe pse flamuri, me një shqiponjë dykrenore në mes dhe me sfond të kuq, është një simbol uniteti për shqiptarët, që janë të ndarë në disa shtete në rajon, disa kritikë thonë se dekorimet janë pa shije.
Bashkim Shqipëri-Kosovë? Druaj se dhiare të këtilla nuk ka - thotë Veton Surroi dhe flet për "zaptimin e shtetit" në Tiranë e Prishtinë
A ka një rrugë të shkurtër, e cila përnjëherë do të na i zgjidhte problemet? Një bashkim i shpejtë, për shembull, i cili përnjëherë do ta bënte Shqipërinë me Kosovën e integruar në të efikase, demokratike, funksionale? Do ta bënte si në këngën e “xhamadanit vija-vija”, të madhe? Pra, rrjedhimisht, të mirë, për dallim prej kësaj që është sot?
Le të flasim hapur. Njerëzit kanë frikë. Dhe ka shqetësim se Berisha do ta refuzojë ndryshimin e pushtetit - thotë Majko
Sërish mungon ajo që quhet frymë fitimtare - i thotë gazetari Skënder Minxhozi ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko gjatë një interviste botuar në të përjavshmen JAVA - A e ndjeni edhe ju këtë? Dhe Majko Përgjigjet:
Kinë, kujdes nga vetëflijimi!
Kina ka një problem imazhi që quhet Tibet. Rajoni jugor që kërkon prej vitesh pavarësinë nëpërmjet liderit shpirtëror Dalai Lama, ngelet një gjemb në këmbën e gjigantit aziatik. Deri tani rreth 80 tibetianë kanë vendosur të vetëdigjen në shenjë proteste kundër pushtimit kinez, dhe fotogramet e njerëzve në flakë projektojnë në mbarë botën një imazh negativ për një ndër shtetet më të fuqishme në botë.
Për të parandaluar këtë fenomen të etiketuar si “përpjekje për të destabilizuar dhe ndarë Kombin”, autoritetet zyrtare kanë marrë disa masa të përshkruara imtësisht në një qarkore.
Kur ka festë, nuk ka më...qytet (dhe babëzia mbi tortë)
Një nga momentet e planifikuara të festës në Tiranë për 28 vjetorin ishte një tortë gjigande për të cilën sipas mediave u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 pastiçierë. Momentet e ndarjes së kësaj torte kanë shkaktuar kaos në sheshin Skënderbej. Televizioni Top Channel raporton:
Mbesa e Ismail Qemalit fajëson 50 vitet e mbylljes për 20 vitet e sherrit dhe tregon një takim me Nexhmije Hoxhën
Faqja online e gjermanes Deutsche Welle ka botuar një intervistë me mbesën e Ismail Qemalit. Sic njofton faqja në fjalë, intervista është marrë dhjetë vjet më parë, por nuk është botuar atë kohë (DW nuk i thotë arsyet pse). Nermin Falaski Vlora ka lindur në Tiranë më 18 prill të vitit 1921 dhe ndërroi jetë në vitin 2004. Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin në Itali, dhe është e njohur për gjuhësinë e krahasuar. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe", sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik.
Hurmat bëhen për 2 vjet, ullinjtë duan nja 15 - ironizon Meksi "pjekjen politike" dhe bën një listë të atyre që kanë ndikuar më shumë 100 vite histori
“Ndër ne politika është fushë tifozi, si puna e diskutimit të penalltisë në futboll. Zakonisht kur ka festa shkon të ekstrem ky tifozllëk... Ne kemi ca veçori sepse themi JO-në përpara PO-së, jemi idhnak, nuk jemi të qetë po nuk qenë të gjithë të barabartë. Madje kjo e fundit u zgjidh vetëm ato 45 vite të diktaturës. Që u bën të gjithë zero – thotë Aleksandër Meksi në një intervistë me gazetarin Adrian Thano botuar sot në të përditshmen DITA.
Festa më popullore amerikane ka lindur pas polemikash të ashpra politike
Eshtë vështirë të besohet, por festa më e preferuar e amerikanëve ka në burim polemika të ashpra politike. Ky ka qenë rasti në vitin 1789, kur Shtetet e Bashkuara kanë festuar për herë të parë Ditën e Falënderimeve.
Gazeta Wall Street Journal kujton se polemika ka nisur më 25 shtator në Nju Jork, në vendin ku atëherë kishte selinë qeveria. Seanca konstituive e Kongresit të parë ishte gati të përfundojë, kur republikani Elias Boudinot nga Nju Xhërsi është ngritur për të propozuar një rezolutë.
Sa sheriat mund të durojë Evropa?
Numri i myslimanëve është në rritje në Evropë. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të sheriatit dhe kërkojnë kur dalin para gjyqeve civile që gjykatësit të marrin parasysh dhe të drejtën islame.
Nuk kishte grusht shteti. Është absurde - thotë Withers për 21 janarin. Vepruam edhe privatisht - tregon Arvizu
"Nuk kishte grusht shteti. Është absurde. Dhe, të akuzosh Prokurorin e Përgjithshëm si pjesë e grushtit të shtetit është një absurditet edhe më i madh" - tha mbrëmë në intervistën me Ilva Taren ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Withers. (në pyetjet për 21 janarin u vu re dicka që e ndjeje gjatë gjithë intervistës së Tares me tre ambasadorët amerikanë: Withers është një njohës në detaje i situatës në Shqipëri, shtrirë kjo edhe jashtë periudhës së mandatit).