Mbesa e Ismail Qemalit fajëson 50 vitet e mbylljes për 20 vitet e sherrit dhe tregon një takim me Nexhmije Hoxhën

Faqja online e gjermanes Deutsche Welle ka botuar një intervistë me mbesën e Ismail Qemalit. Sic njofton faqja në fjalë, intervista është marrë dhjetë vjet më parë, por nuk është botuar atë kohë (DW nuk i thotë arsyet pse). Nermin Falaski Vlora ka lindur në Tiranë më 18 prill të vitit 1921 dhe ndërroi jetë në vitin 2004. Ajo kreu studimet e larta për shkencat juridike në universitetin në Itali, dhe është e njohur për gjuhësinë e krahasuar. Me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi “Lashtësia e gjuhës shqipe", sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik.
Thotë Falaski ndër të tjera në intervistën e dhënë 10 vite më parë: "Shqipëria ka qenë e mbyllur për një periudhë të gjatë prej 50 vjetësh, gjysëm shekulli, që do të thotë njerëzit e lindur në atë periudhë janë ushqyer me një mentalitet të tillë, krejt ndryshe nga mentaliteti ynë që ishim në Europë. Prandaj mendoj se njerëzit janë ende në periudhë krize, ndoshta dalëngadalë edhe njerëzit në Shqipëri, politikanët do të mësohen të mos grinden me njëri-tjetrin. Siç e kam thënë edhe në intervista të tjera, historia e vendit është e rëndësishme, por ajo shpesh po rrëshqet disa herë majtas dhe disa herë djathtas, apo disa herë përpara dhe disa herë prapa".
Njëra nga pyetjet e intervistës është: "A ndjeni urrejtje për sistemin dhe krerët e politikës komuniste në Shqipëri, pasi ju keni vuajtur të qënit larg njerëzve të tu më të afërt?"
Përgjigjet Falaski: Jo, nuk kam urrjetje sepse gjyja më ka mësuar gjithonë që s'duhet të urresh. Unë i kam pasur si busull këshillat e gjyshes. Kur erdha në Shqipëri më ftoi Nexhmije Hoxha, e takova dhe nuk i thashë asgjë. Ajo vetë më tha se kishte dëgjuar se sa kishte vuajtur familja ime. Kur unë nisa të tregoja për familjen, ajo më ndërpreu dhe më tha mos vazhdo më tej se po më vjen shumë keq. - A.N.
Falaski e plotë:
http://www.dw.de/falaski-vlora-shpresoj-q%C3%AB-shqip%C3%ABr...
Comments
Zonja Flaski duke mos qene ne
<p>Zonja Flaski duke mos qene ne realitetin shqipetar nuk mund te kuptonte se s'ishte dhe s'eshte problemi tek grindjet, por tek fakti qe keta politikane jane te korruptuar deri na ate shkalle qe ate pasuri qe ajo deklaron se ekzistaon ne shqiperi, arkeologjike, gjeologjike, kulturale, historike po zhduket si rezultat i ketij korrupsione. Ne te tere boten e civilizuar, e sidomos ne Itali, te gjitha partite politike grinden, por ato nuk e shesin vendin e tyre per te mbushur llogarite bankare ne zvicer. Dhe kur zbulohet qe dikush e ben kete shteti e nxjerr para ligjit, ketu te ne shteti te nxjerr para ligjit kur ti s'i vjen per fije shtetit.</p>
Add new comment