Europa po humbet rëndësinë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore.
Burokracia nuk ka për të na nxjerrë nga stuhia, politika po. Rregulloret nuk do të na bëjnë më të fortë, idetë po. Ideologjitë nuk do të çlirojnë shoqëritë tona, por vlerat kur aplikohen në realitetin ku jetojmë, munden
citohet ajo.
Sipas saj, Europa duhet:
Të bëjë më pak, por ta bëjë më mirë.
Meloni ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e vet pasi kontinenti nuk mund të mbështet më në SHBA.
Ne duhet të jemi gati të paguajmë çmimin e lirisë dhe pavarësisë sonë. Vetëm ata që janë të aftë të mbrohen, janë me të vërtetë të lirë në zgjedhjet e tyre
ka shtuar Meloni.
Add new comment