Në Shangai "për një rend global multipolar më të ndershëm"

Postuar në 31 Gusht, 2025 08:58

Kina ka pritur në qytetin e Tianjin takimin e radhës së Organizatës së Shangait në të cilin janë bërë bashkë presidenti kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë, Naredra Modi krahas drejtuesve të 20 vendeve të tjera euroaziatike si Pakistani, Irani dhe Bjellorusia.

Organizata është cilësuar si alternativë ndaj NATO-s dhe ky është takimi i parë që nga ardhja për së dyti në detyrë e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti rus Putin citohet të jetë shprehur se Samiti synon të fuqizojë organizatë  dhe të konsolidojë solidaritetin në hapësirën euroaziatike.

 E gjitha kjo do ndihmojë në një rend botëror multipolar më të ndershëm

ka thënë ai, një deklaratë që ul peshën e takimit me presidentin amerikan në Alaska.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.