FBI-ja ushtron kontroll në shtëpinë e John Bolton

Postuar në 22 Gusht, 2025 21:03

FBI ka kryer një bastisje në shtëpinë e John Bolton-it në Merilend të SHBA-ve, raporton “Associated Press”.  Mësohet se bastisja është pjesë e një hetimi mbi trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, tha të premten një person që kishte informacione mbi çështjen. Personi në fjalë nuk ka autorizim për të folur mbi hetimin me emër dhe foli në kushte anonimiteti për Associated Press. 

Bolton nuk u ndalua dhe nuk është akuzuar për ndonjë krim, tha personi. Avokati që përfaqëson Bolton-in nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat ditën e sotme. Deri më tani nuk kemi reagim as nga Departamenti i Drejtësisë.  

Kontrolli i shtëpisë së Bolton vjen ndërsa administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të shqyrtuar aktivitetet e kundërshtarëve të tjerë të perceptuar të presidentit republikan, duke përfshirë autorizimin e një hetimi me juri të madhe mbi origjinën e hetimit Trump-Rusi. Bolton shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën e parë të Donald Trump, për t’u kthyer mandej në kritikun e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ai u përplas me Trump-in për disa çështje, mes të cilave edhe për Iranin, Afganistanin dhe Korenë e Veriut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.