Bashkim Shqipëri-Kosovë? Druaj se dhiare të këtilla nuk ka - thotë Veton Surroi dhe flet për "zaptimin e shtetit" në Tiranë e Prishtinë

A ka një rrugë të shkurtër, e cila përnjëherë do të na i zgjidhte problemet? Një bashkim i shpejtë, për shembull, i cili përnjëherë do ta bënte Shqipërinë me Kosovën e integruar në të efikase, demokratike, funksionale? Do ta bënte si në këngën e “xhamadanit vija-vija”, të madhe? Pra, rrjedhimisht, të mirë, për dallim prej kësaj që është sot?
Druaj se dhiare të këtilla nuk ka, në skenë sot nuk është asnjë Shqipëri që ka kapacitet ekonomik e administrativ që ta absorbojë Kosovën (apo pjesën më të madhe të saj) e as Kosova një kapacitet korrespondues. Madje edhe duke e harruar për një moment Maqedoninë shqiptare - shkruan VEton Surroi ndër të tjera në një analizë me titull "100 vjet pamjaftueshmëri".
E më tej, shpjegon problemin dominues të shoqërive të sotme shqiptare sipas tij. Shkruan Surroi:
"Për më tepër, të kërkuarit e tyre shërbejnë për të zhvendosur vëmendjen prej problemeve dominuese reale dhe zgjidhjes së tyre. E problemi dominues i shoqërive shqiptare sot është i një natyre të dyfishtë. Fillimisht, ka të bëjë me zaptimin e shtetit nga forca politike-ekonomike pa legjitimitet demokratik. Pastaj ka të bëjë me mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të këtyre forcave për të hapur komunikimin e lirë mes shqiptarëve. Elitat politike të sotme në Shqipëri dhe Kosovë, si ikje nga temat e debatit, kanë gjetur parullën “Do të bashkohemi në Bashkimin Evropian”, por me veprimet e tyre antievropiane do ta kenë vështirë t’i çojnë në BE vendet e tyre brenda dhjetëvjetëshit të ardhshëm. Në vend të ftesës për në BE, ndoshta mund ta marrin ftesën për kremtimin e ardhshëm të 100-vjetorit, atij të Turqisë së Ataturkut, e cila më 2023 mund të jetë në gjendje të krenohet jo vetëm me statusin e një prej 20 ekonomive më të mëdha botërore, por edhe me institucione demokratike që e përkrahin atë. Me ironinë e historisë, mund të ndodhë që të jenë më afër Evropës, në funksionimin e brendshëm shtetëror, ata prej të cilëve u shkëputëm për ta bërë ne Shqipërinë evropiane". - A.N.
Surroi i plotë:
Comments
Z. Surroj, me gjithe
<p>Z. Surroj, me gjithe respektin qe kam per te si personalitet, me duket se e ka gabim ne mendime te tilla.</p><p>Bashkimi i Shqiperise me Kosoven nuk ka perse te marre formen e 'absorbimit' apo te pushtimit. Bashkime te tilla shtetesh me ekonomi te perafert dhe kulture te njejte nuk ka perse te jene aq problematike. Veshtiresite (legjislacioni divergjent, pergjegjesite e historise se shkuar kur vendet kane qene ndare si psh borxhet publike te Rep. se Shqiperise apo pergjegjesite ndaj pronave legalisht te serbise ne Kosove) jane reale por kane karakter teknik. Ato jane vec nje inkonvenience administrative po te kujtojme fitimet qe sjell nje treg unik (ne rrafshin ekonomik) dhe sidomos ato te nje shoqerie te bashkuar dhe numerikisht te madhe (ne rrafshin demokratik).</p><p>Shqiperia dhe Kosova kane mallkimin e vendeve te vogla mbi krye. Po te bashkohen kane nje shanc mbijetese, perndryshe do te mbeten aksidente te historise.</p>
Add new comment