Sa sheriat mund të durojë Evropa?

Numri i myslimanëve është në rritje në Evropë. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të sheriatit dhe kërkojnë kur dalin para gjyqeve civile që gjykatësit të marrin parasysh dhe të drejtën islame.
"Nuk do t`i japë gruas pas ndarjes asnjë mbështetje financiare për fëmijët, - tha një burrë nga Arabia Saudite para një gjykate në Vjenë duke iu referuar ligjit në atdheun e tij. Martesa ishte bërë në Arabinë Saudite, ligjet arabo-saudite përmbajnë edhe sheriatin. Sipas tij, nëse vjen puna tek ndarja gjyqësore, atëherë gruaja duhet të marrë më pas vetëm tre muaj ndihmë për fëmijët. Eventualisht mund të bëhet edhe pagesa vetëm një herë e një shume kompesimi. Por, mbështetje më të gjatë financiare se sa vetëm tre muaj, nuk parashikohet nga ligji.
Meqenëse në proceset e të drejtës civile në Evropë vlen parimi që gjatë marrjes së vendimit përveç vendit të qëndrimit duhet marrë parasysh edhe nënshtetësia, atëherë gjyqet nuk është e thënë se duhet të zbatojnë vetëm ligjet e veta. Ky rregull përdoret shumë sidomos në martesat binacionale. Nëse dikush që vjen prej një vendi ku vlen e drejta islame, del në gjyq në Evropë, atëherë kjo e drejtë duhet të vlejë edhe aty.
Në rastin e bashkëshortit nga Arabia Saudite gjykata austriake shtroi pyetjen nëse rregullat e sheriatit për pagesat e mjeteve financiare mbështetëse nuk janë shkelje e fundamentit të të drejtës austriake. Gjykatësit austriakë erdhën në përfundimin se rregulli, sipas të cilit dikush paguan pas prishjes së lidhjes bashkëshortore vetëm tre muaj, nuk shkel fundamentin e të drejtës austriake. Dhe i dhanë të drejtë burrit. A.N.
Comments
Qe nje gjykate austriake te

Qe nje gjykate austriake te mos jape vendim per ta detyruar babane te jape mbeshtetje finaciare per te bijte, ky eshte idiotizmi me i madh qe kam degjuar. Po mire e bejne debilat gjykates qe bien nen presionin qe ky idiot arab ju ben, se ajo grua s'do kete rruge tjeter por te aplikoje per ndihme sociale, qe do i jepet natyrisht, pra se gjykatesi eshte nje idiot, femiejt do i mbajne taksapaguesit austriake. Pergjigja ime ndaj kerkeses absurde te ketij idioti, do te ishte_ Do qe te zbatohen ligjet e Arabise Saudite? Shko jeto atje!s

Pune mutit

Pune mutit

"Me ligjet tuaja

"Me ligjet tuaja demokratike do t'ju hyjme brenda

Me barkun e grave tona do t'ju pushtojme

Me sheriatin do t'ju sundojme!"

Pse u dashka qe burri ta

Pse u dashka qe burri ta ndihmoje nga ana financiare gruan? A nuk jane feministet ato qe propagandojne te drejte te barabarta?

Ktu jam me arabin.

Edhe une jam dakord ketu, por

Edhe une jam dakord ketu, por me nje kusht: qe ai çift te mos kete femije, ndryshe gjerat ndryshojne, bile paksa shume! Perderisa çifti s'ka femije, eshte TEJET ABSURDE qe mashkulli te mbaje perjete femren me para, siç ndodh prej dekadash ne Itali. Nese ne Perendim pretendohet se eshte arritur emancipimi i gruas deri ne barazine gjinore, ne te drejta e detyrime bashke, atehere askush s'duhet te paguaje askend; thjesht duhet paguar demi ekonomik ne rast se njeri prej tyre gjendet fajtor per ndarjen!

Ndersa kur çifti ka femije dhe femija i kalon njerit prej prinderve te sapondare, tjetri DUHET te paguaje per rritjen dhe arsimin e femijes! Ai sauditi nese ka refuzuar kete, eshte nje njeri i papergjegjshem qe duhet ndeshkuar!

Shkrimi prek nje fenomen, por

Shkrimi prek nje fenomen, por nuk sqaron asgje, por nga ana tjeter percon shume keqkuptime.

E para, ligjet saudite, mund te bazohen ne sheriat, por nuk jane sheriati. Sheriati eshte ajo cfare presupozohet se permbna thelbin parimor prej te cilave burojne kodet penale dhe civile te nje vendi mysliman teokratik, por jo vete legjislacionet e ketyre vendeve. Konkretisht sheriati eshte i interpretueshem ne menyra te ndryshme dhe interpretimi saudit, mund te jete legjitim, por jo perfaqesues.

Nga ana tjeter, cdo informacion eshte i manget, per sa kohe nuk ofron dije te plote mbi nje fenomen. Kur pohojme se burri nuk ka detyrime financiare ndaj gruas pas divorcit, kjo duhet pare ne kompleksitet, pasi, pare ne kete menyre ngjan problematike per gruan. Nje ligj, nuk mund te gjykohet i shkeputur nga struktura, na i gjithe legjislacioni ku ben pjese, si dhe nga konteksti social qe rregullon, perndryshe, kemi te gjitha gjasat ta paragjykojme. Konkretisht, te mospasurit detyrime financiare pas divorcit, buron prej faktit se, sipas ketij legjislacioni, burri ka nje mal me detyrime financiare ne fillim dhe vazhdim te marteses. Ndryshe nga cfare ndodh ne shume vende perendimore, ku gruaja te merr me divorc gjysmen e pasurise, sipas te drejtes se shume vendeve myslimane, e pazuar kjo ne traditen Islame te trasheguar, gruaja krijon pasurine e vet, ku burri nuk ka asnje te drejte. Gruaja ka te drejte ti kerkoje burrit mehrin (detyrimin financiar te burrit, si kusht martesor), te cilin ajo e perdor sipas deshires se saj, e me pas, ajo martohet, duke mos patur asnje detyrim financiar gjate marteses. Te ardhurat familjare, sipas kesaj tradite, jane detyrim i burrit, keshtu qe gruaja e perdor te gjithe pasurine e saj, perfshire ketu edhe mehrin e perfituar prej burrit, pa qene e detyruar te jape asnje lek ne familje. Ne keto kushte, pas divorcit, burri nuk ka asnje arsye perse te jape nga pasuria e tij per gruan. I vetmi detyrim financiar eshte ai per femijet, te cilet, sido qe te jete, duhet te jene nen barren e tij.

Nuk e di se si është

Nuk e di se si është kushtetuta e Austrisë por në të tilla raste nuk ushqenë gruan por fëmijët e tu

Ky Arabi nese i pelqen aq

Ky Arabi nese i pelqen aq shum ligji islamit t'kthehet prap andej nga erdhi.

Me ate shprese te rrije, qe nuk ka pse ndan pasurine pas divorcit. haha Nese s'ka nenshkruar kontrate paramartesore, gjithcka ndahet.

Prandaj grate jane kaq te perulura ne vendet islame se po bon gabim te ndahen, rrezikojne te vdesin nga uria. Ligje idiote te krijuara "per ndere te prrallave me mbret".

Ndersa ne shume vende

Ndersa ne shume vende perendimore e sidomos ne Itali, vdes burri urie! Njoh shume meshkuj te shkaterruar nga ekstremizmi feminist i Kodit Civil te shtetit italian - te detyruar siç jane qe te paguajne çeqe 1000 eursh per gra dembele dhe shpesh here k*urva.

Zgjidhja ideale eshte rruga e mesme, duke mos anuar nga asnjera gjini. Kur s'ka femije ne mes, ndahen pasurite edhe lamtumire pa detyrime te metejshme! Ndryshe do te ishte diskriminim gjinor!

Add new comment