"Ai i rehaton mediat, i kënaq..."

Postuar në 30 Nëntor, 2012 09:23

Lidhur me skandalin e përgjimeve të sapo publikuar në Kosovë ka bërë një reagim Lëvizja Vetëvendosje. Në një komunikatë për media, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ndër të tjera thotë:

"Pas atyre përgjimeve të publikuara, mund të themi se këta nuk janë më as qeveritarë, as qytetarë, por veç mafiozë. Kësaj here, prej vetë gojës së tyre, të gjitha ato gjëra që i kemi thënë më herët po dalin të vërteta. Po e filloj prej jush, përfaqësues të mediave. Kryeministri në bisedë me Adem Grabovcin, drejtuesin e grupit parlamentar të PDK-së, përveç që vendosin se kush do të jetë në Këshillin për Media,  gjoja se jo po vendosim Shkëlzenin, jo Ali Lajçin (në foto), thonë se më mirë është Ali Lajçi se “ai i rehaton mediet, i kënaq”. Pra, këtë ka thënë Kryeministri, qëllimi i të cilit qenka për t’i rehatuar mediat, e me i kënaq përmes Këshillit për Media. Kemi thënë gjithmonë, nepotizmi dhe korrupsioni janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Është alarmante, e jo edhe çuditëse për ne, se si Adem Grabovci i thotë Kryeministrit se “nuk ma ke rehatuar një dajë”, e pastaj vjen fjala edhe për një vendas të tij të cilin duhet ta rehatojë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, tek ministria Vlora Qitaku, e cila i thotë “s’ka problem”. Kjo Ministri do të duhet të na çojë në Evropë, kjo Ministri do të duhej t’i bëjë reformat që ne të jemi të gatshëm për Bashkimin Evropian. Ja me çfarë Ministrie ne kemi punë...” A.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.