Të majtët në KQZ, letër Nokës

Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa e saj për të pasur në dorë informacionin zyrtar të Ministrisë së Brendshme mbi shpërndarjen e popullsisë. Kështu, pas refuzimit të parë, tre anëtarët e zgjedhur nga e majta në Komisionin Qendror Zgjedhor i kanë dërguar një tjetër letër ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, për të pasur mundësinë e zotërimit të këtij informacioni.
Anëtarët, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani i kërkojnë ministrit informacion mbi lëvizjen e popullsisë në 4 komuna të qarkut të Kukësit. Këtë kërkesë anëtarët e majtë në KQZ e bazojnë në qëndrimin e deputetëve socialistë, të cilët nisur nga pakësimi i numrit të banorëve në këto zona kërkojnë të hiqet një mandat deputeti në këtë qark. Konkretisht, këto tre anëtarë të KQZ-së kërkojnë informacion për emrat, dokumentacionin e pronësisë së banesës dhe numrin e letërnjoftimit për të gjithë votuesit e Topojanit, Shishtavecit, Fierzës dhe Tropojës.
Në kërkesën e parë, Ministria e Brendshme refuzoi që ta japë këtë informacion me argumentin se shkelen të dhënat personale. Por duke tentuar që çështjen ta zgjidhin në KQZ, tre anëtarët e majtë argumentojnë në letrën e tyre se "janë plotësisht në ushtrim të detyrës së tyre për të kontrolluar procesin parazgjedhor, në rastin konkret, për një çështje me interes të lartë publik siç është ndarja e mandateve për zgjedhjet". Porjektvendimi për ndarjen e re të mandateve, e cila i heq një deputet Beratit dhe Korçës dhe ia shton Tiranës e Durrësit, pas ndryshimeve të popullsisë, nuk mori votat e nevojshme në KQZ duke e bërë të pamundur të procedohej me secilin qark. Re.Pu
Comments
Nuk arrij ta konceptoj dot,
<p>Nuk arrij ta konceptoj dot, me duket e pabesueshme ky mohim informacioni.... kur nuk japin info per levizjet e popullsise ec e merrju po e deshi nevoja hapjen e kutive!!!!</p>
Po pse kot e vuri Berisha
<p>Po pse kot e vuri Berisha Noken ne Ministrine e Brendshme nje vit para zgjedhjeve? Te majtet t'i kishin menduar keto pune kur moren pjese ne reformimin e KQZ-se e ne fund Berisha vuri ne krye ate qe deshi vete.</p>
Add new comment