Arkiv-Lajme
Borxhet ndaj biznesit? Firmat kanë kryer punime... më të avancuara se sa planifikimi - thotë përfaqësuesi i qeverisë
Diskutimi i buxhetit të vitit 2013 nëpër komisionet parlamentare, po hedh dritë ditë pas dite në zërat e tij. Dëshmi e qartë është se vec rritjes së borxhit nuk do të ketë investime të reja. Qeveria shpreson vec të mbyllë investimet e nisura, kjo për shkak se tashmë hyjmë në vitin elektoral.
Shenjat e para të shtendosjes mes Moskës e Ankarasë
Në Tetor pas vendimit të Turqisë për të detyruar uljen e një avioni sirian të nisur nga Moska, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar. Autoritetet turke dyshuan atëherë se në bord kishte armë, por sipas raporteve të shtypit turk, u gjetën vetëm "kabllo elektrike". Për këtë arsye shumë vëzhgues besojnë se Turqia donte të ushtronte presion mbi Rusinë që përkrah regjimin e presidentit Bashar al-Asad. Ndërkohë që Turqia ka njohur opozitën siriane si përfaqësuese legjitime.
Haradinaj bën mirë të qëndrojë pak mënjanë nga politika – thotë parlamentari i lartë gjerman
Kryetari i grupit parlamentar për EJL në Bundestagun gjerman, Peter Weib (CDU) flet në një intervistë për lidhur me lirimin në Hagë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. "Juridiksioni i një gjykate të lartë duhet të respektohet dhe sigurisht që është e vështirë për të komentuar politikisht një vendim gjyqësor. Një gjykatë duhet të ketë dëshmi të qarta për të vendosur për një dënim. Me sa duket, gjykata i ka vlerësuar me sy kritikë këto dëshmi prandaj edhe është shpallur pafajësia – thotë Weib ndër të tjera dhe shton:
Sondazhi: 86.5 % e shqiptarëve duan anëtarësim në BE. Por ndoshta nuk e kanë idenë pse, - dyshojnë autorët e cituar në DW
Nga të dhënat e publikuara ditët e fundit nga projekti "Perspektiva europiane e Shqipërisë - perceptime dhe realitete 2012" bie në sy se shqiptarët me shumicë dërmuese, pra 86.5 përqind votojnë pa asnjë mëdyshje në mbështetje të anëtarësimit të vendit të tyre në BE. Enfrid Islami, kërkues pranë Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare thotë për DW se nëse bëhet një krahasim me vitin 2011 niveli i mbështetjes është 6 përqind më i madh për "ëndrrën europiane".
Danilo Türk humb thellë në zgjedhjet presidenciale në Slloveninë e përfshirë nga trazirat
Borus Pahor ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, raportoi televizioni shtetëror slloven. Ish-kryeministri ka mundur thellë rivalin e tij në detyrë, Danilo Türk (në foto gjatë një vizite në Tiranë). Me 96% të votave të numëruara, social-demokrati Pahor fitoi 67% , ndërkohë që Danilo Türk mori 33% të votave, raportoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Lubjanë.
Bersani fiton zgjedhjet në gjirin e së majtës italiane
Pas një beteje të ashpër por korrekte, Pier Luixhi Bersani fitoi balotazhin në gjirin e së majtës për t'u kandiduar si kryeministër në zgjedhjet politike të pranverës së ardhshme. Rezultati në zgjedhjet e djeshme ishte i thellë (60% kundër 40% të kundërshtarit Matteo Renzi), por fitorja e vërtetë ishte numri i pjesëmarrësve në zgjedhje: më shumë se 3 milionë votues.
Mëngjes dekretesh në Presidencë: Llalla, kryeprokurori i ri. 23 Qershori, data e zgjedhjeve
Faqja zyrtare e Presidentit të Shqipërisë ka publikuar sot paradite njëri pas tjetrit 2 dekrete të rëndësishme. I pari është ai për kryeprokurorin e ri. Shkruhet në këtë faqe:
Shënim: “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”
Në fushatat elektorale, votuesve u bëhet zakonisht pyetja “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”. Në fakt, pyetja që duhet bërë është “Si do të jeni pas 4 vjetësh?” Por kjo është një temë më vete, e cila kërkon shumë më tepër rreshta se sa të këtij shënimi.
Blushi: Shqipëria është e dobët e prandaj nuk jep asnjë garanci për një Shqipëri më të madhe
“Nacionalizmi lind nga forca, por në rastin e shqiptarëve po lind nga pakënaqësia; ose nga dobësia”, thotë Ben Blushi në një artikull për Panoramën, ku rreket t’i japë një përgjigje të strukturuar e racionale shpërthimit nacionalist të kryeministrit gjatë këtyre ditëve. Dhe në këtë shkrim ai dallon tre nacionalizma shqiptarë, që ekzistojnë në tre shtete të ndryshme, në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni (“shtetet janë si ena; ato i japin nacionalizmit forma të ndryshme”, saktëson ai qysh në krye idenë e vet).
Ka nisur "java e kryeprokurorit të ri"
Kjo javë e parë e dhjetorit pritet të sjellë edhe emrin e prokurorit të ri të përgjithshëm, të paktën nëse i referohesh deklaratave të presidentit Bujar Nishani në emisionin “Top Story” të pak ditëve më parë. Sipas Nishanit identikiti i prokurorit të ri të përgjithshëm përcakton se ai nuk duhet të ketë më pak se 10 vite punë në sistemin e drejtësisë.