Ka nisur "java e kryeprokurorit të ri"

Kjo javë e parë e dhjetorit pritet të sjellë edhe emrin e prokurorit të ri të përgjithshëm, të paktën nëse i referohesh deklaratave të presidentit Bujar Nishani në emisionin “Top Story” të pak ditëve më parë. Sipas Nishanit identikiti i prokurorit të ri të përgjithshëm përcakton se ai nuk duhet të ketë më pak se 10 vite punë në sistemin e drejtësisë.
Opozita është shprehur se mandati i prokurores së përgjithshme përfundon në maj dhe se çdo iniciativë tjetër për ta zëvendësuar para kohe përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës. E megjithatë, kjo nuk do ta pengojë kreun e shtetit Nishani për t’i dhënë Shqipërisë një prokuror të ri të Republikës, ndërkohë që kjo pritet të sjellë edhe një çarje tjetër të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. TCH raporton se Tiranën do e vizitojë drejtori i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Para vizitës në Shqipëri, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Mur, i pyetur a ka Departamenti i Shtetit nëse ka ndonjë qëndrim lidhur me interpretimin e kohëzgjatjes së mandatit të kryeprokurores Rama, Mur tha: “Ne nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar se sa është ose duhet të jetë mandati. Në disa rrethana zyrtarët qëndrojnë në poste, në disa të tjera mund të largohen më herët, ne nuk përpiqemi të diktojmë rrethanat. Standartet që mbështesim ne dhe që populli shqiptar kërkon janë që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë një post politik, të jetë i pavarur siç duhet të jetë edhe sistemi i gjykatave”.
Me siguri e merrni me mend përgjigjen "garantuese' të K/Ministrit të Shqipërisë për kërkesen e mësipërme :) - a.th.
Add new comment