Mëngjes dekretesh në Presidencë: Llalla, kryeprokurori i ri. 23 Qershori, data e zgjedhjeve

Faqja zyrtare e Presidentit të Shqipërisë ka publikuar sot paradite njëri pas tjetrit 2 dekrete të rëndësishme. I pari është ai për kryeprokurorin e ri. Shkruhet në këtë faqe:
"Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737 , datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, D e k r e t o j: Neni 1: Zoti Adriatik Llalla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 7840
I dyti është dekretimi i datës së zgjedhjeve që do jetë 23 qershori. Në këtë dekret lexohet: "Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, D e k r e t o j Neni 1 Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 7841"
Më shumë:
http://president.al/
Comments
Edhe 5 apo 7 vjet te tjera

Edhe 5 apo 7 vjet te tjera prokurori inaktive. llalla esht nje rob kot, as mish as peshk, i perdorur nga te dyja krahet. Skandali i tij me i madh esht qe justifikoi me nje deklarat pacavure mashtrimet e Bashes me pasurine, pas fakteve qe dolen ne fushaten e zgjedhjeve te vjedhura te 8 majit. Nga socialistet ka mbeshtetje Xhafen, qe e ka vene aty ku eshte dhe qe nuk e ka problem te bej pazare ne kurriz te Edi Rames. Perderisa ka bere me Bashen ate qe ka bere, do ta beje prape si tja kerkojne shefat politike. Nejse, varja, ky stan kete bulmet ka

po ku e njeh ti o lab gjusem

po ku e njeh ti o lab gjusem opinge

a futja se e ka propozuar nishani dhe duhet te jet i keq

si nuk lat njeri pa sulmuar kokt me kot.

ne krahasim me ty u e njoh mir Z.LLALLA

me fal per injorancen se une

me fal per injorancen se une nuk e njihja

po e njoh tani nga gazetat online

a mund te me azhornosh pak se kush eshte si personazh ne prokurorine shqiptare te ketyre 10 viteve te fundit

Add new comment