Shënim: “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”

Në fushatat elektorale, votuesve u bëhet zakonisht pyetja “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”. Në fakt, pyetja që duhet bërë është “Si do të jeni pas 4 vjetësh?” Por kjo është një temë më vete, e cila kërkon shumë më tepër rreshta se sa të këtij shënimi.
Në projekt-buxhetin e 2013-ës, parashikohen edhe shpenzimet e shtetit shqiptar për arsimin. Dhe me këtë rast, mund t’i përgjigjemi pyetjes “A jemi më mirë se 4 vjet më parë në lidhje me shpenzimet buxhetore për arsimin?”. Në literaturën botërore të zhvillimit, përgjigjia e kësaj pyetje jepet me indeksin e shpenzimeve buxhetore për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).
Dhe grafiku shoqërues e jep qartazi përgjigjen: Nga 3.55% e PBB-së që zinin shpenzimet buxhetore për arsimin në 2009-ën, do të zbresin në 2.73% në vitin 2013. Dhe rënia ka qenë e pandalshme në këto 4 vjet…
E.Zaloshnja
Comments
zaloshnja nuk mund te
<p>zaloshnja nuk mund te pretendoni qe ne kete periudhe krize te tmerrshme boterore te ishim me mire ..politikisht une mendoj si ju por nuk e gjej te drejte pyetjen nese eshte bere si pyetje per vlersimin e punes se qeverise.. respekte ju lexoj gjithnje </p>
e ka per arsimin,nje vend pa
<p>e ka per arsimin,nje vend pa arsim natyrshem eshte me keq.</p>
Add new comment