Shënim: “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 05:36

Në fushatat elektorale, votuesve u bëhet zakonisht pyetja “A jeni më mirë se 4 vjet më parë?”. Në fakt, pyetja që duhet bërë është “Si do të jeni pas 4 vjetësh?” Por kjo është një temë më vete, e cila kërkon shumë më tepër rreshta se sa të këtij shënimi.

Në projekt-buxhetin e 2013-ës, parashikohen edhe shpenzimet e shtetit shqiptar për arsimin. Dhe me këtë rast, mund t’i përgjigjemi pyetjes “A jemi më mirë se 4 vjet më parë në lidhje me shpenzimet buxhetore për arsimin?”. Në literaturën botërore të zhvillimit, përgjigjia e kësaj pyetje jepet me indeksin e shpenzimeve buxhetore për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Dhe grafiku shoqërues e jep qartazi përgjigjen: Nga 3.55% e PBB-së që zinin shpenzimet buxhetore për arsimin në 2009-ën, do të zbresin në 2.73% në vitin 2013. Dhe rënia ka qenë e pandalshme në këto 4 vjet…

E.Zaloshnja

 

 

Comments

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

<p>zaloshnja nuk mund te pretendoni qe ne kete periudhe krize te tmerrshme boterore te ishim me mire ..politikisht une mendoj si ju por nuk e gjej te drejte pyetjen nese eshte bere si pyetje per vlersimin e punes se qeverise.. respekte ju lexoj gjithnje&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.