Bersani fiton zgjedhjet në gjirin e së majtës italiane

Pas një beteje të ashpër por korrekte, Pier Luixhi Bersani fitoi balotazhin në gjirin e së majtës për t'u kandiduar si kryeministër në zgjedhjet politike të pranverës së ardhshme. Rezultati në zgjedhjet e djeshme ishte i thellë (60% kundër 40% të kundërshtarit Matteo Renzi), por fitorja e vërtetë ishte numri i pjesëmarrësve në zgjedhje: më shumë se 3 milionë votues.
Praktikë e nisur nga Romano Prodi në vitin 2006, Partia Demokratike ka zhvilluar nga asokohe para çdo votimesh parlamentare konsultime të hapura brenda gjirit të vet. Duke ndjekur modelin amerikan, PD-ja italiane ka lejuar që çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç, pa dallime teserash partie dhe pa dallime kombësie (edhe të huajt mund të votonin), të kishte të drejtë të shprehte preferencën e vet.
Pier Luixhi Bersani, pasi fitoi kongresin brenda PD-së, tanimë triumfoi edhe në këto zgjedhje të hapura (kandiduan edhe eksponentë politik të partive të tjera të majta, si guvernatori i Puglia-s, ish komunisti Niki Vendola). Shumë prej përfaqësuesëve të vjetër të Partisë Demokratike kritikuan Bersanin për aventurën e marrë ne organizimin e këtyre zgjedhjeje të konsideruara si një “ecje mbi një fije peri pa rrjetë shpëtimi poshtë”. Duke parë rezultatin, mund të thuhet se Bersani kishte pasur të drejtë dhe tashmë mund të ligjërohet si lideri i së majtës italiane (E.X.).
Comments
Po partite shqiptare? Edhe

Po partite shqiptare?

Edhe francezet tashme e kane nisur kete model.E gjitha me qellim ndryshimin e rregullte e te shpeshte te elitave, gje qe Italia e vuajti per 40 vjet mbas luftes.

Dhe shikoni ndryshimin, keta jo vetem qe bejne zgjedhje, jo vetem qe fushaten e bejne transparente, po mbi te gjitha lejohet te votoje cdo votues italian ne menyre qe partite te mos bien ne doren e militanteve dhe ekstremisteve.

Bravo Bersanit dhe Renzit per kete gare. Renzi gjithsesi aty eshte, dhe do e kete perseri shansin e tij mbas kater vjetesh.

Gjynah qe fitoi Bersani, duke

Gjynah qe fitoi Bersani, duke pasur parasysh qe nuk ka autoritetin qe i duhet nje lideri, ate stature politike qe kishte Berlusconi ne te djathte. Renzi ishte nje kandidature me energjike, por gjithsesi, ky balotazh tregoi qe italianet nuk para i pelqejne eksperimentet..

Gjithsesi Bard ky ishte vetem

Gjithsesi Bard ky ishte vetem eksperimenti i pare i vertete i italianeve me primare te forta.

Mos harro qe dhe atje ka patur nje klase politike qe ka ndejtur ne pushtt per 40-45 vjet deri ne procesin Mani Pulite, me Andreotin, Craxin etj. Jo rastesisht ishte nje nga vendet me te korruptuar te Europes, politikanet rrinin perhere ne pushtet dhe ndertonin rrjete influence, pushteti qe rrjedhimisht con ne korrupsion. Pasi iku ajo klase, erdhi epoka Berluska-Prodi-D'Alemma-Fini-Bossi etj qe gjithashtu nuk po levizin vendit, e korrupsioni ngelet ai qe ishte.

Primaret jane nje nga sistemet e nevojshme ne demokraci per te krijuar ndryshimin e shpeshte te elitave, ndryshe te behen si Rama (2009) e Berisha (2001) qe megjithese humbin zgjedhje behen edhe me te fuqishem e per rrjedhoje burim korrupsioni. Bersani kete here fitoi edhe duke mos i bere primaret 100% te hapura sic kishte premtuar, fitoi me militantet e partise qe dhe atje si ketu presin vende pune shpesh. Megjithate po ta lejosh kete sistem te vazhdoj ne 10-15 vjet do e pastroj tere sistemin. Renzi e tronditi jo pak PD-ne, dhe mbi te gjitha nuk kthehen dot mbrapa ne vitet e ardhshme. Shif USA-n per shembull, asnje politikan nuk zgjat shume ne majen e politikes, maksimumi kalojne vitet e fundit ne erresire ne senat e kongres po asgje me shume.

Urojë sa më shpejtë në

Urojë sa më shpejtë në Shqipëri të ndolli një gjë e tillë si majtas dhe djathtas sidomos djathtas se kanë zënë rënjë

Add new comment