Arkiv-Lajme

“E kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi mbajtur shënime” – thotë KE për kryeprokurorin e ri

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 12:59

Dekreti i Presidentit për kryeprokurorin ka sjellë sot edhe reagimin e Komisionit Europian. Përmes zëdhënësit Peter Stano, KE ka bërë me dije qëndrimin e tij mbi këtë çështje.

Antikushtetues, por nuk e paragjykojmë - thonë socialistët për Llallën dhe shpallin abstenim

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 10:06

Partia Socialiste e konsideron si "antikushtetues dekretin e Presidentit të Republikës për ndërprerjen e mandatit të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama", por "nuk paragjykon kandidaturën e propozuar për zëvendësimin e saj në këtë detyrë". Qëndrimi i socialistëve është bërë publik nga deputeti Taulant Balla, gjatë një deklarimi për shtyp që ai dhënë menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie.

Berisha kopjon Enver Hoxhën dhe i vjedh idetë Aleancës Kuqezi

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 06:33

Enver Hoxha, për tre ditë, në çdo përvjetor të Pavarësisë, e shpallte Vlorën kryeqytet të Shqipërisë. Ndërsa për 50 vjetorin e Pavarësisë dhe në jubiletë pasardhës e bëri Vlorën kryeqytet për një javë. Dhe në këta përvjetorë, gjithë qeveria, Byroja Politike, Komiteti Qëndror i PPSH, si dhe administrata e lartë, në mënyrë simbolike, zhvendosej në Vlorë. Aty bëheshin mbledhjet e qeverisë, aty bëhej mbledhja e Byrosë Politike, aty kishte zyrën dhe Enver Hoxha.

Të hash me lugë zbrazur - shkruan Misha për dalldisjen e papritur nacionaliste të "liderit deri dje shembull i moderacionit"

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 06:25

Edhe Piro Misha mendon se kur një lider si Berisha, deri dje shembull i moderacionit në çështjet rajonale, që përdorte mjeshtërisht kartën e rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare, befas kalon në ekstremin tjetër, e ngre lart flamurin e nacionalizmit, me një gjuhë provokuese që ka kohë që s’e dëgjojmë së paku në nivele kaq të larta të politikës, kjo s’ka si të mos ngjallë reagime e të sjellë pasoja.

Nismë e papritur e Berishës: Shtetësi për të gjithë shqiptarët e botës

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 05:30

Anëtarët e Këshillit të Ministrave u mblodhën sot në shtëpinë muze të Vlorës, ngucur me sho-shoqin, të ulur në ndenjëset ku Ismail Qemali mbajti mbledhjen e qeverisë së parë 100 vjet më parë. Ishte një ngjarje e paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri, dhe aty ai vijoi me litaninë e tij patriotike, të cilën s’duket se mund ta pushojë deri në zgjedhje. “Askush nunk mund të mohojë që shqiptarët në padrejtësitë më të mëdha të kohës u copëtuan në 5 shtete. Ata të cilët kishin krijuar shtet dekada para nesh dhe u vërsulën mbi këtë komb me projektet më ogurzeza ….

Kush do ta qeverisë internetin?

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 03:30

Debatet mbi qeverisjen globale të internetit pritet të dominojnë një konferencë 12-ditore të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), që filloi dje në Dubai me një mijë e 500 delegatë nga gjithë bota-përfshirë përfaqësues të qeverive kombëtare, ekspertë të industrisë dhe avokatë të shoqërisë civile.

Ndodhin dorëheqje edhe në Ukrainë

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 03:20

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich pranoi sot dorëheqjen e kryeministrit të vendit Mykola Azarov, një lëvizje a papritur që u pasua nga zgjedhjet e debatueshme dhe problemet ekonomike në vend. Megjithatë, presidenti ka urdhëruar ministrat të qëndrojnë në postet e tyre deri në krijimin e qeverisë së re - njofton media lokale.

Ç'po ndodh në Kombinat?

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 17:02

FOTO – LAJM: Në këtë foto të agjensisë LSA shihen qytetarë të Kombinatit në periferi të kryeqytetit, Tiranë, duke u konfrontuar mbrëmë me forca të policisë, gjatë një proteste për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në këtë zonë. Zona e cila është nga më të rregulltat në pagesat e energjisë mbushi dje ditën e pestë pa energji elektrike. CEZ Shpendarje ka njoftuar publikun se mungesa e energjisë ka ardhur si pasojë e lidhjeve të paligjshme, të cilat ngarkojnë rrjetin, por banorët këmbëngulin se paguajnë rregullisht faturat. Re.Pu.

Opozita asnjë reagim për Llallën, pritet mbledhje e grupit parlamentar. Llalla thotë se ka marrë "urime edhe nga opozita"

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 16:58

Opozita nuk ka pasur asnjë reagim sot në lidhje me dekretin e Bujar Nishanit për kreun e ri të Prokurorisë. Faqet online të mediave thonë se qëndrimi do vendoset nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

FRD e Topit ka kundërshtuar sot kohën në të cilën është shpallur dekreti i Presidentit për kryeprokurorin e ri.  Kjo forcë politike e cilësoi atë si një proces antikushtetues, kurse për Llallën FRD mendon që “përmes profesionalizmit dhe vullnetit pozitiv, ka për t'i dhënë dinjitetin e duhur postit të Prokurorit të Përgjithshëm".

Nesër, mbledhja e qeverisë në Vlorë. "Kjo ishte festa, kjo ishte historia" - thotë kryebashkiaku i qytetit

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 16:50

Mbledhja që pritet të organizojë nesër (4 dhjetor) qeveria në Vlorë nuk ka kaluar pa vëmendjen e kreut të bashkisë së këtij qyteti,  Shpëtim Gjika. Këtë vendim të ekzekutivit shqiptar Gjika e ka quajtur një veprim butaforik. "Kjo ishte festa, kjo ishte historia. Ajo nuk mund të krahasohet me asgjë. As me veprimet butaforike të atyre që organizojnë mbledhje qeverish e qeveritarësh në Shtëpinë e Pavarësisë",  - vuri në dukje Gjika, gjatë një komunikimi me mediat lokale sot në Vlorë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme