Opozita asnjë reagim për Llallën, pritet mbledhje e grupit parlamentar. Llalla thotë se ka marrë "urime edhe nga opozita"

Opozita nuk ka pasur asnjë reagim sot në lidhje me dekretin e Bujar Nishanit për kreun e ri të Prokurorisë. Faqet online të mediave thonë se qëndrimi do vendoset nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
FRD e Topit ka kundërshtuar sot kohën në të cilën është shpallur dekreti i Presidentit për kryeprokurorin e ri. Kjo forcë politike e cilësoi atë si një proces antikushtetues, kurse për Llallën FRD mendon që “përmes profesionalizmit dhe vullnetit pozitiv, ka për t'i dhënë dinjitetin e duhur postit të Prokurorit të Përgjithshëm".
Vetë Llalla ka dhënë një prononcim të shkurtër: “Faleminderit për propozimin. Do të vazhdoj të jem bashkëpunues, dua të theksoj se është një përgjegjësi e madhe. Kam marrë urime edhe nga opozita”. Re.Pu.
Comments
Si mund te punoje me dinjitet
<p>Si mund te punoje me dinjitet nje njeri qe vjen ne detyre neprmjet nje procesi antikushtetues?</p>
Ja që neve na pëlqejnë
<p>Ja që neve na pëlqejnë njërzit që nuk zbatojnë ligjin dhe janë të koruptuar</p>
Ne Shqiperi gjithcka eshte
<p>Ne Shqiperi gjithcka eshte antikushtetuese dhe anti ligjore. Eshte me kote te diskutojme. Kryetar bashkie antikushtetues, kryeminister antikushtetues, president kukull, prokuror i ri kukull.</p><p>Pas 100 vitesh shtet, ky shteti i fundit eshte kutia e pandores, te gjitha te keqijat ka sjelle.</p>
Add new comment