Antikushtetues, por nuk e paragjykojmë - thonë socialistët për Llallën dhe shpallin abstenim

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 10:06

Partia Socialiste e konsideron si "antikushtetues dekretin e Presidentit të Republikës për ndërprerjen e mandatit të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama", por "nuk paragjykon kandidaturën e propozuar për zëvendësimin e saj në këtë detyrë". Qëndrimi i socialistëve është bërë publik nga deputeti Taulant Balla, gjatë një deklarimi për shtyp që ai dhënë menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie. Sipas Ballës duke qenë në parim kundër procedurës së ndjekur, por jo kundër kandidaturës së paraqitur, Grupi Kuvendor socialist ka vendosur të abstenojë në seancën ku do të votohet dekreti i presidentit të Republikës.

Tha Balla: "Grupi Parlamemntar i PS vlerëson antikushtetues vendimin e Presidentit për ndërprerjen e mandatit të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Dekretin për zëvendësimin e saj e çmon si shkarkim de facto të prokurores në detyrë deri më 23 Maj të vitit 2013. Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar Socialist nuk e paragjykon kandidaturën e propozuar për zëvendësimin e prokurores në detyrë, duke ia lënë kohës të provojë se zoti Adriatik Llalla do të jetë në lartësinë e sfidës së hapur për vendosjen e drejtësisë në vend, duke filluar nga ndëshkimi i përgjegjësve për vrasjet e 21 Janarit e me radhë në rrugën e betejës me kulturën e pandëshkueshmërisë. Në konkluzion, duke qenë në parim kundër procedurës por jo kundër kandidaturës, Grupi Parlamentar Socialist vendosi të abstenojë". - A.N.

Comments

Submitted by ardrit (not verified) on

<p>keta nuk i impresionon fare puna e Llalles e pare qe shpallin abstenim?! perse veprojne si grup mafioz qe mbron interesat e tij te ngushta dhe harrojne qe perfaqesojne publikun?! perse nuk pranojne te verteten dhe te refuzojne kete njeri me vote kunder?! kjo vote nuk ben shume pervecse perfaqeson grupin kriminal ne PS. keto dite do te mbushin hapesiren me gjepura sic ben ne 2008.&nbsp;</p>

Submitted by Geni (not verified) on

Sepse jane hajdute e kriminele njesoj si horrat qe Jane sot ne pushtet. Dhe ky halja qe po vene pasi I la te vjedhin te gjithe, eshte I denje per kryeprokuror

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.