Të hash me lugë zbrazur - shkruan Misha për dalldisjen e papritur nacionaliste të "liderit deri dje shembull i moderacionit"

Edhe Piro Misha mendon se kur një lider si Berisha, deri dje shembull i moderacionit në çështjet rajonale, që përdorte mjeshtërisht kartën e rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare, befas kalon në ekstremin tjetër, e ngre lart flamurin e nacionalizmit, me një gjuhë provokuese që ka kohë që s’e dëgjojmë së paku në nivele kaq të larta të politikës, kjo s’ka si të mos ngjallë reagime e të sjellë pasoja.
Shkruan Misha në të përditshmen MAPO: "E ke vërtet të vështirë ta kuptosh përse, duke ditur sa e ndjeshme është bashkësia ndërkombëtare kur vjen puna për stabilitetin politik të Maqedonisë, kryeministri zgjodhi pikërisht Shkupin për të shpalosur tezën e tij të bashkimit kombëtar të gjithë shqiptarëve në Ballkan, përpara një turme të ekzaltuar që brohoriste për Shqipërinë etnike! I vetmi shpjegim i mundshëm që të vjen ndërmend është ajo që quhet efekti pasqyrë: pra, duke demonstruar popullaritetin e padiskutueshëm që ende gëzon ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës, synohet të bindet elektorati në Shqipëri se është ai e vetëm ai që në të vërtetë është në gjendje të mbrojë çështjen kombëtare! Që në fakt, ky ishte qëllimi, duket dhe nga një shfletim i shpejtë i shtypit të Tiranës të kontrolluar prej tij, të nesërmen e ngjarjes së Shkupit. Berisha kryeministër i gjithë shqiptarëve e titullonte një nga këto gazeta editorialin e vet.
Misha mendon që s’kemi të bëjmë me një episod të veçuar. "U duk qartë në ditët e mëpasme, kur ky politikan që der dje shquhej për kujdesin madje të tepruar që tregonte në raportet me faktorin ndërkombëtar, në vend që të përpiqej të zbuste efektin e fjalës së mbajtur në Shkup, shkoi edhe më tej, duke e bërë të qartë se s’është fjala për diçka të rastit, por për një linjë të re. Sigurisht, e gjithë kjo retorikë e beftë nacionaliste nga një anë të kujton shprehjen popullore, ‘të hash me lugë zbrazur’. Sepse nga historia dihet se projekte të ngjashëm si ai i Shqipërisë etnike, me fjalë të tjera, pretendimi për t’i bashkuar gjithë shqiptarët etnikë në një shtet të vetëm, kërkojnë më së paku një sërë parakushtesh që sot mungojnë tërësisht. Berisha më mirë se kushdo tjetër e di se ide të tilla të nxjerra nga sënduqet e historisë si ajo e Shqipërisë etnike, sot s’janë veçse fraza boshe. Pasoja e parë, tashmë është e qartë: tensionimi i raporteve me së paku dy prej fqinjëve tanë, si dhe ringjallja e perceptimit, deri më sot të ushqyer kryesisht nga qarqet më ekstremiste të vendeve fqinje, se ekziston një rrezik shqiptar". A.N.
Misha i plotë:
http://www.mapo.al/2012/12/04/efektet-e-nacionalizmit-te-ri-...
Comments
Historia na meson se dy janë
<p>Historia na meson se dy janë rastet kur ngrihet flamuri i nacionalizmit :</p><p>Kur ke "këllqe" (ose te duket se i ke) dhe kërkon t'i imponohesh kombeve të tjerë. Mund ta arrish perkohesisht (kolonitë), ose të thuesh qafën si Hitleri e Musolini.</p><p>Kur nuk ke "këllqe" dhe kërkon t'u hedhësh "hi syve" atyre që të vinë pas. Këtë rast nuk ia vlen ta ilustrosh. I dihet fundi!</p>
Add new comment