Nismë e papritur e Berishës: Shtetësi për të gjithë shqiptarët e botës

Anëtarët e Këshillit të Ministrave u mblodhën sot në shtëpinë muze të Vlorës, ngucur me sho-shoqin, të ulur në ndenjëset ku Ismail Qemali mbajti mbledhjen e qeverisë së parë 100 vjet më parë. Ishte një ngjarje e paralajmëruar ditë më parë nga kryeministri, dhe aty ai vijoi me litaninë e tij patriotike, të cilën s’duket se mund ta pushojë deri në zgjedhje. “Askush nunk mund të mohojë që shqiptarët në padrejtësitë më të mëdha të kohës u copëtuan në 5 shtete. Ata të cilët kishin krijuar shtet dekada para nesh dhe u vërsulën mbi këtë komb me projektet më ogurzeza …. Sot shqiptarët janë të lirë, por sërish jetojnë në 5 shtete dhe kudo ato ndodhen në tokat dhe trojet e tyre, ata janë të përkushtuar në projektin e integrimit Evropian, si e ardhmja e tyre më e shkëlqyer”, tha ai.
Kjo pritej pra. Por ajo që s’pritej, ish diçka tjetër. “T’ua japim shtetësinë shqiptare të gjithë shqiptarëqve, kudo që ndodhen”, u shpreh në thelb Berisha, duke garantuar se kjo nismë nuk ka funksione elektorale. “Ligji do hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit…. Zgjedhjet janë proces themelor dhe asnjë forcë politike nuk duhet të ndiejë presion; pas kësaj do shohim si do shkojmë me të drejtën e votës për gjithë shqiptarët”, tha ai.
Re.Pu.
Comments
E kush plotesion kushtet per

E kush plotesion kushtet per tu quejte "shqiptar" per te pase te drejten e shtetesise shqiptare (mbasi ta "zgjidhet" prep Berishen) ?!?

Pervec shqiptareve te

Pervec shqiptareve te Kosoves e te Maqedonise nuk ja jep dot kujt tjeter qe nuk e ka.

Ata qe kane pasaporte te vendeve ku nuk lejohet dyshtetesia si Gjermania apo Austria nuk e marrin dot. Atje ku lejohet dyshtetesia nuk kane patur arsye sistematike per te braktisur shtetesine Shqiptare.

Prandaj e vetmja arsye eshte tu jepet shqiptareve te Kosoves apo te Maqedonise.

duke qene se nuk ka asnje
duke qene se nuk ka asnje kriter shkencor per te percaktuar kush eshte shqiptar, kjo perkthehet shtetesi per ke te deshiroje. Momentalisht mund te marre shtetesi shqiptare kush te deshiroje, ne perputhje me ligjin per shtetesine. Pra ku ishim? Hicgjekundi.
Sala eshte gjigand ne hedhje bombash tymese dhe ia doli dhe kesaj rradhe.
Ore shkoni mire se ky ligj

Ore shkoni mire se ky ligj ekziston dhe ka vite qe ka hyre ne fuqi ! Sali Bej Risha flet cfare i kujtohet dhe cfare i vjen ne mend, pa u konsultuar me pare me keshilltaret e tij juridike.

Sala e din ligjin egzistues.
Sala e din ligjin egzistues. Kjo është pjesë e fushatës së tij për tu dukur nacionalist.
Në fillim kujtova se mos donte të importonte votues por tani më duket vetëm se janë fjalë boshe për tu dukur nacionalist.
HAJVANLLEK PAS

HAJVANLLEK PAS HAJVANLLEKU.

POR ME HAJVANET JANE ATA QE RRINE NE "MBLEDHJE QIVIRIE" ME HAJVANIN E NUK E HAPIN GOJEN.

SEPSE ME VJEN SI PER TE VJELLE.

Nuk jane bomba tymuese, keto

Nuk jane bomba tymuese, keto te Sali Gafberishes. Idete e tij nuk jane shkencore dhe as nacionaliste, por te lindura ne çast, pastaj me to fillon te qeshe pasi i perserit derisa t'i besoje plotesisht.

Po afrojne zgjedhjet dhe fillon blerja e "lojtareve". Tani ai do ta beje ligjore kete blerje. Do t'u jape pasaporte qe te vijne e te votojne per Sali Gafen pa frike.

Jane djallezore idete e tija te çastit, jane shkaterruese per popullin tone.

Berisha do qe ta mbylle vitin 101 te shpalljes se Pavaresise me nje vjedhje, fama e te ciles ju siguroj se do te jetoje edhe 99 vite te tjera, pra deri ne 200 vjetorin e shpalljes se Pavaresise.

Bravo juve qe e besoni.

Turp per ju qe doni ta besoni.

Faqezinj politikanet qe i vijne sipas avazit.

Mjere Shqiperia e Madhe sipas Sali Berishes.

Jepu te drejten e votes atyre
Jepu te drejten e votes atyre qe e kane shtetesine pastaj jepua shtetesine atyre qe nuk e kane.
Nuk kam dyshim se kjo eshte

Nuk kam dyshim se kjo eshte nje nder cmendurite e rradhes te Sales. Por ama si ide nuk eshte e keqe. Ka ardhur koha qe te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen te pajisen me pashaporte shqiptare. Per shqiptaret e Kosoves eshte e domosdoshme. Imagjinoni se c'fare po i ben Eulex-i qeverise se Kosoves. Eulex-i po qeveris e ben cfare te doje ne Kosove. Po e trajton Kosoven si koloni moderne. Dhe me e keqja eshte se Qeveria e Kosoves nuk e kundershton dot, sado te pavend, te demshme apo idjotesira qe te jene idete/veprimet e Eulex-it ketu ne Kosove. Kjo sepse Eulex-i vazhdimisht e kercenon Qeverine e Kosoves se po nuk u veprua sipas qejfit te tyre, Evropa nuk do te liberalizoje vizat per kosovaret. Sikur kosovaret te kishin pashaporta shqiptare, Eulex-i s'do te kishte me cfare ta mbante me peng Kosoven.... Ndaj besoj se nese duam te miren e kombit ne teresi, duhet qe cdo shqiptar te pajiset me pashaporte te Shqiperise sa me shpejt...

Add new comment