Berisha kopjon Enver Hoxhën dhe i vjedh idetë Aleancës Kuqezi

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 06:33

Enver Hoxha, për tre ditë, në çdo përvjetor të Pavarësisë, e shpallte Vlorën kryeqytet të Shqipërisë. Ndërsa për 50 vjetorin e Pavarësisë dhe në jubiletë pasardhës e bëri Vlorën kryeqytet për një javë. Dhe në këta përvjetorë, gjithë qeveria, Byroja Politike, Komiteti Qëndror i PPSH, si dhe administrata e lartë, në mënyrë simbolike, zhvendosej në Vlorë. Aty bëheshin mbledhjet e qeverisë, aty bëhej mbledhja e Byrosë Politike, aty kishte zyrën dhe Enver Hoxha.

Ky adet ishte harruar pas vdekjes së Hoxhës, por Berisha, i kapluar ditët e fundit nga një jerm i papritur patriotik, e ringjalli përsëri atë, me rastin e 100 vjetorit të mbledhjes së parë të qeverisë që doli nga Kuvendi i Vlorës.. Dhe në mbledhjen e qeverisë që mbajti sot në Vlorë, Berisha hodhi idenë “Një komb, një pashaportë!”, e cila ka kohë që është hedhur nga “Aleanca Kuqezi”. A thua të jetë trembur nga kuotat e kësaj të fundit në elektoratin e djathtë, që po i vjedh një nga një idetë?

E.Zaloshnja

Në foton shoqëruese: Berisha (majtas) me të birin e Enver Hoxhës (qendër)

Comments

Submitted by migena aleksi (not verified) on

Ktheje kokën mbrapa,
Dhe veten shiko,
O xhaxha Berisha,
Mos na provoko!

S’e them vetëm unë,
Ndaj s’janë thashetheme,
E gjithë jeta jote,
Ka kaq shumë probleme!

Gjer në nëntë-dhjetën,
Me të kuq je shkruar,
Ishe komunist,
Dhe shumë i betuar!

S’e dimë si ju qepe,
Sekretarit t’Parë,
Në një cep të varkës,
Rrije si qyqar!

Neve e botuam,
Foton në Bodec,
Ç’deshe i paudhë,
Gjer në Pogradec?!

Ç’deshe gjer aty,
O derrka i derrit,
Apo do t’i bëje,
Atentat Enverit?!

Kjo besoj do jetë,
Ndryshe pse të vije,
Ishe demokrat,
Por këtë s’e dije!

Ishe demokrat,
Po këtë s’e dije,
E dinte Enveri,
Ndaj të la në hije!

Natyrisht që tallem,
Po jam brenda loje,
Enveri s’e dinte,
Që ti ekzistoje!

Ndaj i bëre hasha,
Ata që të kuan,
I urren kaq shumë,
Se s’të vlerësuan!

Kjo është e vërteta,
O njeri i gjorë,
Ti vdisje për pak,
Komitet Qëndror!

Partia u prish,
Ndaj nuk pate fat,
Në kongres të radhës,
Ishe kandidat!

Kongresi s’u bë,
Për fat të doktorit,
Se s’e lanë të bëhej,
Ngjarjet e dhjetorit!

Dhe të gjithë të panë,
Se nuk ishin qorra,
Azemit – flamurin,
Ia more nga dora!

Ai qe i pari,
Që ndezi aq zjarre,
Ti xhaxha Berishë,
S’ishe aty fare!

S’e dimë si e qysh,
U fute në lojë,
Azemi s’është gjallë,
Që të na tregojë!

Të gjithë të dinë,
Të gjithë të kanë parë,
Po ti edhe mushkën,
E ke bërë me barrë!

Ti nuk je unik,
Po je i dyzuar,
Ndaj kafshon këdo,
Si ujk i tërbuar!

Si ujk ulërin,
Me zhurmë e me bujë,
Gjer sot të ka ecur,
Kungulli në ujë!

Ti duhet të ikje,
Kur u bë Gërdeci,
Të ka ecur Salë,
Po më s’do të eci!

(botuar ne DITA)

Submitted by Arlind (not verified) on

Ne rast se Berisha i vjedh idete Faqeziut, edhe faqeziu i vjedh retoriken Berishes. Qe te dy duken si te semure mendore, as me shume e as me pak.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.