Ndodhin dorëheqje edhe në Ukrainë

Postuar në 04 Dhjetor, 2012 03:20

Presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich pranoi sot dorëheqjen e kryeministrit të vendit Mykola Azarov, një lëvizje a papritur që u pasua nga zgjedhjet e debatueshme dhe problemet ekonomike në vend. Megjithatë, presidenti ka urdhëruar ministrat të qëndrojnë në postet e tyre deri në krijimin e qeverisë së re - njofton media lokale.
Parlamenti i ri i vendit po përgatitet të takohet për herë të parë pas zgjedhjeve të tetorit, në të cilat partia Rajonale e presidentit dhe aleatët e saj fituan shumicën. Vëzhguesit perëndimorë i kanë kritikuar ashpër zgjedhjet duke i konsideruar ato të padrejta, sepse rivali kryesor i presidentit Yanukovich, Julia Tymoshenko, është e burgosur dhe nuk arriti të merrte pjesë në zgjedhje. Vëzhguesit kritikuan edhe procesin e numërimit të votave duke thënë se kishte mungesë transparence.
Nuk është e qartë se kush do të plotësojë postin e kryeministrit, por disa analistë thonë se kandidatë për plotësimin e kësaj pozite të fuqishme mund të jenë anëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit ukrainas, përfshirë shefin e Bankës Qendrore Sergiy Arbuzov. Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.