Arkiv-Lajme
Rama në ABC NEWS, “nqs LSI nuk ikën, ne do ta mundim aty ku është!”
Lajmi i parë është që Rama dha intervistë tek ABC News, duke shkeluar edhe në “frëngjinë” nga ku zakonisht është ai shënjestra. Rama tha për moderatoren Sonila Meço se arsyeja e ikjes së disa deputetëve nga grupi i PS që nga 2009-a është se “duke qenë se ne jemi në opozitë nuk është e thënë që ata të qendrojnë në opozitë në këto kushte. Ka dhe nga ata që kanë dobësi...”
Qosja: pushteti i Sali Berishës dhe Jozefina Topallit janë “autokraci blegtorale”
Rexhep Qosja ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Adrian Thanon, për gazetën “Dita” të ditës së sotme. Ai ka skjaruar dhe termin “autokraci blegtorale” duke thënë se qeveria shqiptare ndër vite ka patur plot figura që nuk kanë qenë e nuk janë sjellë si autokratë (ku përmendi me emër ndër të tjerët, krerët e shtetit Alfred Moisiun, Rexhep Mejdanin e Bamir Topin;kryetarët e PS Nano e Rama, ministrat e jashtëm Milo, Islami e Mustafaj; kryetarët e kuvendit Gjinushi, Pëllumbi e Dokle, kryeministrat Meta e Majko).
Shënim: Një paradoks shqiptar
Në jetën politike, ekonomike e shoqërore shqiptare, mund të gjesh shumë paradokse. Një të tillë e vumë re në debatin e djeshëm paralmentar për buxhetin. Pikërisht në ditën kur kongresmenët republikanë (që janë të djathtë) kundërshtuan në mënyrë të vendosur propozimin e Presidentit Obama për rritjen e tavanit të borxhit publik, grupi parlamentar i të djathtëve shqiptarë votoi për një buxhet që do ta rrisë borxhin publik përtej tavanit ligjor të aprovuar në 2008-ën (60% e PBB-së).
Oketa: patriotizmi fals, shterrimi i ideve të politikës
Duke cituar këtë thënie të Oketës e hap revista “Java” numrin e ri, ku Sek. i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike flet në një intervistë të gjatë për Skënder Minxhozin. Oketa mendon se fryma patriotike që ka pushtuar jetën politike në Shqipëri është e sforcuar, retorike dhe monumentale. “Retorikë” sepse nuk ka prodhuar asgjë pozitive. Madje përdorimi pa vend i saj po jep efektet e kundërta përsa i përket çështjes kombëtare. Me të po abuzohet për hir të disa votave më shumë, duke e kthyer në sharlatanizëm.
SHBA veçon 21 Janarin në deklaratën pas votimit të Adriatik Llallës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi pas miratimit të kandidaturës së Adriatik Llallës si kryeprokuror i ri dhe ka theksuar 21 janarin në reagimin e saj.
Ç'po ndodh brenda çamëve?
Një nga eksponentët kryesorë të Lëvizjes Çame, dhe drejtues i kësaj lëvizje për Fierin, Bledar Veliu është dhunuar në këtë qytet, menjëherë pas një mbledhje që PDIU e Shpëtim Idrizit, ka zhvilluar për të zgjedhur kryetarin lokal. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije që Bledar Veliu është ndaluar nga dy persona të maskuar, të cilët kanë goditur fillimisht me shkopa bejsbolli makinën në të cilën Veliu ndodhej bashkë me gruan shtatzënë dhe pas daljes së tij nga makina kanë goditur edhe vetë Veliun.
A jemi racistë ne, si shqiptarë?
A jemi racistë ne, si shqiptarë? Pyetjen E shtron Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës dhe më pas përgjigjet:
Buxhet i dyfishuar gjatë qeverisjes së “Bacës”?
Në debatin e sotëm parlamentar për projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2013, Berisha i mëshoi fort një shifre. Sipas tij, buxheti i shtetit është mëse dyfishuar në krahasim me 2005-ën, vitin e fundit të qeverimit socialist. “Faktet mbeten fakte, fjalët tuaja i merr era,” u tha ai deputetëve socialistë.
Krimet e Berishës nuk ka det t'i lajë - thotë Shinasi Rama dhe shton për Edi Ramën: Si kryeministër, do përballet me klanet e vjetra të PS
Shinasi Rama ka dhënë nga SHBA një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, ku thotë se në 2013 do ketë rotacion politik dhe ndër të tjera analizon figurën e Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Pritshmëritë për samitin e BE: Shqipërisë nuk i jepet statusi, Serbisë do t'i dërgohet "mesazh inkurajues"
Në samitin e adhshëm të Bashkimin Evropian, i cili do të mbahet në Bruksel me 13 dhe 14 dhjetor, Shqipërisë sipas të gjitha gjasave nuk do t'i jepet statusi i kandidatit për antarësim në këtë organizëm. Kështu pohojnë disa burime diplomatike të cituara nga portali EuroAktiv duke shtuar se "të paktën një vend (Holanda) është shprehimisht kundër", ndonëse Komisioni Evropian sugjeroi në tetor që Shqipërisë t'i jepet ky status. Sipas këtyre burimeve, Shqipëria duhet të bëjë më shumë për plotësimin e 12 kushteve të cilat i ka paraqitur Komisioni Evropian në raportin e tij në tetor.