Pritshmëritë për samitin e BE: Shqipërisë nuk i jepet statusi, Serbisë do t'i dërgohet "mesazh inkurajues"

Në samitin e adhshëm të Bashkimin Evropian, i cili do të mbahet në Bruksel me 13 dhe 14 dhjetor, Shqipërisë sipas të gjitha gjasave nuk do t'i jepet statusi i kandidatit për antarësim në këtë organizëm. Kështu pohojnë disa burime diplomatike të cituara nga portali EuroAktiv duke shtuar se "të paktën një vend (Holanda) është shprehimisht kundër", ndonëse Komisioni Evropian sugjeroi në tetor që Shqipërisë t'i jepet ky status. Sipas këtyre burimeve, Shqipëria duhet të bëjë më shumë për plotësimin e 12 kushteve të cilat i ka paraqitur Komisioni Evropian në raportin e tij në tetor.
"Mangësi ka në veçanti në sistemin zgjedhor të Shqipërisë. Menjanimi i mangësive është shumë i rëndësishëm, sepse zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen vitin e ardhshëm. Diplomatët në Bruksel thonë se ata së pari duan që të binden se procesi zgjedhor dhe zgjedhjet kanë kaluar si duhet e më pas dotë japin dritën jeshile për vazhdimin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian" - raporton radio gjermane Deutche ëelle, mjaft aktive në informacionet nga Brukseli.
Në damit vëmendje e posaçme do t'i kushtohet edhe negociatave me Serbinë. "Nuk ka fije dyshimi se është shënuar përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit", deklaron për mediat serbe një diplomat perëndimor në kushte anonimiteti. Por ai nuk u përgjigj në pyetjen nëse Serbisë do t'i përcaktohet data konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim. Një burim tjetër pohon se Serbisë do t'i dërgohet një mesazh inkurajimi ku do të thuhet se "me kënaqësi pritet hapja e negociatave me Serbinë". A.N.
Add new comment