A jemi racistë ne, si shqiptarë?

A jemi racistë ne, si shqiptarë? Pyetjen E shtron Ardian Vehbiu në blogun e tij Peizazhe të Fjalës dhe më pas përgjigjet:
“Kësaj pyetjeje nuk do t’i përgjigjem, përveçse duke vërejtur se racizmi ynë, në atë masë që ekziston, është racizmi i të shtypurit dhe të varfrit; i mbrujtur me mllef dhe frikë; racizmi i atij që e sheh veten të lënë mbrapa nga historia. Natyrisht, popujt janë racistë në mënyra të ndryshme – kush ka njohur nga afër ndonjë kinez, do ta ketë vënë re racizmin e sofistikuar, që ka zënë vend në rrënjë të identitetit të tij etnik; dhe që është diametralisht i kundërt jo vetëm me racizmin e zezakut amerikan që kthehet në darkë nga puna rraskapitëse, dhe shfryn me përbuzje, kur i ulet pranë një i bardhë në metro; por edhe me atë të të bardhit njëlloj amerikan, që kujdeset ta zgjedhë shtëpinë në një lagje ku nuk jetojnë popullsi “me ngjyrë.” Racizmi i shqiptarit, ashtu si dhe aq sa shfaqet, është pra nënprodukt i frikës së përzier me kompleksin kolektiv të inferioritetit”.
Vehbiu i plotë:
Add new comment