Zheji mendon që "nacionalizmin e Berishës" ndërkombëtarët e përkrahin në heshtje

Postuar në 07 Dhjetor, 2012 07:36

Radio amerikane "Europa e lirë" që trasmeton edhe në shqip është marrë në një artikull në faqen e saj online me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për përgatitjen e një projektligji për pajisjen me shtetësinë shqiptare të të gjithë shqiptarëve kudo që ata ndodhen. REL ka intervistuar ndër të tjera edhe drejtorin e gazetës MAPO Artur Zhejin i cili thotë se do të ishte naive të mendohej se propozimi nuk ka qëllim elektoral. Por sipas Zhejit, nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët nuk e dëshirojnë këtë prirje nacionalizmash në Ballkan. Madje e kundërta është e vërtetë sipas Zhejit.

Citon REL, Zhejin: "Këtë prirje në heshtje e mbështet dhe faktori ndërkombëtar që kërkon të thjeshtojë ekuacionet e bashkëjetesës në Ballkan. Ballkani mbetet ende një rajon i madh i Evropës Juglindore me shumë probleme të pazgjidhura thelbësisht. Rasti i Bosnje e Hercegovinës, i cili involvon Serbinë, popullsinë myslimane dhe kroatët, kemi rastin e Maqedonisë multi-etnike, kemi rastin e dy shteteve shqiptare. Pra, ekuacionet, me gjithë luftërat që janë bërë këto dhjetë vjetët e fundit, në vend që të thjeshtohen, janë ndërlikuar. Unë mendoj që teza kryesore gjeopolitike e komunitetit ndërkombëtar është thjeshtimi i ekuacioneve. Cila është kjo? Vendet të grupohen, kombet të grupohen sipas etnisë. Pra, shqiptarët në rajon duhet të rrinë bashkë, kroatët të rrinë bashkë, kjo e thjeshton ekuacionin, serbët të rrinë bashkë dhe në një lloj kuptimi të shkohet drejt shteteve etnike. Kjo ka qenë konsideruar e gabuar para 10 apo 15 vitesh. Por të gjitha tentativat për multi-etnicitet kanë dështuar, janë shumë të kushtueshme, realiteti politik nuk i pranon më”. A.N.

Comments

Submitted by drini (not verified) on

Do te ishte me te vertete naive te mendohej se Berisha i ben gjerat ne koke te vet ( dmth pa marre miratimin e atyre qe e mbajne ne pushtet).

Submitted by Asterisk (not verified) on

C'jane keto budallalleqe, nuk dine se c'thone vetem per te justifikuar fjalet e liderit. Duket sikur te gjithe kendojne ne korr: "Follow the leader, leader, leader... follow the leader". Ja supozojme se u bashkuakerkan te gjithe sipas etnive, e pastaj ç'ë? Ballkani s'do kete me konflikte e te gjithe do rrojme ne harmoni ne jete te jeteve!? Pika analisteve, e analizave qe analizojne. Stabiliteti politik, demokracia e brendshme (qe jane te lidhura direkt me rritjen ekonomike, lirine e mendimit dhe veprimit, dhe ngritjen arsimore e kulturore) jane kushte baze per mos-agresimin e fqinjeve dhe keto jane te ditura boterisht, dhe jo secili brenda gardhit te vet (ky eshte mentalitet fshataresk ne me te miren e rasteve).

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nje nga analizat me idiote qe kam degjuar per Ballkanin. Nuk habitem te them te verteten sepse Zheji nuk eshte se dallohet per ndonje inteligjence te madhe, mjafton te degjosh ato qe tha per 21 janarin.

Submitted by Anim (not verified) on

Kush valle mund ta marre seriozisht se cfare llomotit Zheji i Bishes dhe Metes. pas Qafirit Çili dhe Febziu,, Kaçit te Zi dhe Artan spiunit ky idiot analfabet e dallkauk eshte bastardi tjeter qe ka vene pak dhjame duke i sherbyer maskarait te rradhës ne pushtet. Kjo eshte travesty. Si mund te flitet sot per bashkim dhe per 10 apo 15 milion shiptare ne rajon apo me gjere kur qofte ne Shqiperi qofte ne Kosove kemi lider percares, dallkauk e te korruptuar qe po I zhysin vendet perkatese ne varferi dhe krize mbijetese. Berisha ka bere çmos per ti ndare e perçare shqiptaret jo vetem Brenda Shqiperise dhe ne menyre provokative e politikisht te rrezikshme per te ardhmen e Shqiperise dhe Kosoves, leshon komente qe vetem shqiptareve nuk u bejne favor. Bashkimi I shqiptareve do te ndodhe ne menyre te natyrshme kur shumica jone te kete mberritur ndergjegjezimin dhe maturimin tone si komb dhe cdo te thote te jesh Shqiptar ne shekkulin e 21 dhe njekohesisht kur te kemi mberritur nje nivel ekonomik te admirueshem ku puna, jeta dhe e ardhmja jone dhe femijeve tane nuk varret nga fjalet, humori dhe bemat e çmenduria e Berishes apo dallkaukeve si ai qe ne vete krijojme e promovojme mes vedit.

Submitted by f d (not verified) on

Shtete etnike ?!...

Persa persona sherbehet gatesa e mesiperme ?

Cila pije eshte me e preferuar per ta shoqeruar?

( Ah, census-census , qe do te prodhosh shperngulje e shkembim mileti dhe shkulje-ngulje piramidash kufitare...)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.