SHBA veçon 21 Janarin në deklaratën pas votimit të Adriatik Llallës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi pas miratimit të kandidaturës së Adriatik Llallës si kryeprokuror i ri dhe ka theksuar 21 janarin në reagimin e saj.
Thuhet në deklaratë: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron z. Adriatik Llalla për emërimin e tij si Prokuror i Përgjithshëm. Do t’i japim mbështetje të plotë përpjekjeve të tij për të kryer në mënyrë agresive ndjekjen penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shkeljet e zyrtarëve. Gjithashtu, nxisim që ai të ushtrojë përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011. Duke punuar me Z. Llalla, Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret me kënaqësi të mbështetet mbi sukseset dhe partneritetin konstruktiv që karakterizoi marrëdhënien tonë me paraardhësen e tij, znj. Ina Rama,” thuhet në deklaratë. –
Kuvendi ka miratuar sot Adriatik Llallën si kryeprokuror të Shqipërisë. Ai ka marrë 75 vota pro dhe 54 abstenime - A.N.
Në foto: Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi gjate takimit me drejtues te Gardës, tri ditë pas 21 janarit. (LSA)
Comments
PD u detyrua te votonte
PD u detyrua te votonte Llallen. Nuk ishte ai i pari i listes qe i kishin derguar Nishanit. Po nderhyrja e ShBA jua ngaterroi planet.
Per cfare mendoni se shkoi Sala tek Nishani pardje?
Pse xhozi nuk e votoi Llallen si kryeprokuror?
Prisni dhe do te shikoni.
Add new comment