Arkiv-Lajme

Censusi: Për 100 shtetas shqiptarë, ka 0.87 grekë

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 14:01

Instituti i Statistikave ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi, dhe Top Channel ka arritur të sigurojë shifrat e dy aspekteve më të debatuara të censusit: feja dhe etnia. Kështu, nga të dhënat që do të publikohen (dt 13), rezultojnë shqiptarë 83 për qind e të pyeturve, grekë janë deklaruar 0.87, ndërsa 0.2 për qind janë shprehur se kanë kombësi maqedonase.

Arben Idrizi: Ramush Haradinaj nuk është hero; përkundrazi

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 12:12

Ramush Haradinajn, pasi u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Hagës, e kanë pritur si hero në Prishtinë, dhe e gjithë kjo haré zyrtare u interpretua me faktin që shfajësimi i Haradinajt nxjerr të pandotur luftën e kosovarëve kundër regjimit të Millosheviçit. Atë e priti Thaçi, ai mbajti një fjalë në parlament, atë do ta presë Berisha në Tiranë, ai pret të zgjidhet kryeministër i Kosovës pas një rokade që do të kryhet mes Presidencës e Kryeministrisë.

Ku është katandisur biznesi i vogël? Jua thotë një biznesmen tropojan që voton PD-në qysh nga ’91!

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 12:02

“Drita jo, punësim jo, gruan pa punë. Kam djalin 25 vjeç me shkollë, e pa punë. Kam tjetrin po me shkollë e pa punë. Kam nusen e djalit pa punë. Të tërë pa punë…Edhe buka thatë nuk na del. Jam demokrat që në ’91”- shprehet Selim Hasa nga Tropoja, cituar nga Panorama.

Fraza i është thënë Edi Ramës gjatë takimeve me disa nga bizneset e vogla të zonës Paskuqanit, nga një prej biznesmenëve të takuar prej tij.

Rritja e nivelit të borxhit publik përmes fjalëve 'kyçe': cënim sovraniteti, papërgjegjshmëri, shkombëtarizim, skenari i Greqisë... apo tepër modest?

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 10:11

Sa e si do ndikojë rritja e nivelit të borxhit publik? Diçka mund të kuptohet përmes deklaratave të politikanëve e specialistëve të ekonomisë:

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu komentoi nga Elbasani edhe vendimin e qeverisë për heqjen e limitit të borxhit, duke theksuar se juridikisht ky venim përbën një cenim të sovranitetit të vendit. (cituar nga SHekulli)

Njeriu i vitit 2012 për The Guardian: Bradley Manning, ushtaraku që i dha Wikileaks dëshmitë e dhunës së ushtrisë amerikane

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 08:53

Çdo vit redaktorët e The Guardian dhe lexuesit emërojnë dhe votojnë për personin që ata e konsiderojnë të jetë më i rëndësishmi dhe që ka bërë më shumë lajm për vitin. Këtë vit fitues ishte Bradley Manning, i ndjekur nga Malala Yousafzai.

Në përgjigje të sugjerimeve dhe ideve nga redaktorët dhe stafi, The Guardian u kërkoi lexuesve të emërojnë Njeriun e tyre të Vitit për 2012.

Sugjerimet përfshinë çdo gjë, që nga heronjtë shkencorë deri tek Psy Gangnam Style.

Fituesi është:

Bradley Manning

Çfarë na rrëfen për sportin shqiptar arrestimi i Paro Laçit, aksionerit të Partizanit?

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 07:57

Arrestimi me burg 40 ditë për Paro Laçin, një prej pronarëve të Partizanit”, dhe që pritet të ekstradohet drejt Italisë, për t’u përballur me drejtësinë për akuzat për trafik droge, është një lajm jo i mirë për sportin shqiptar. Laçi u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet, për llogari të drejtësisë italiane, pasi rezultonte i kërkuar për trafik lëndësh narkotike. Por, nuk mbaron këtu.

Shkëlqim Cani: Berisha po zbaton skenarin grek me borxhin

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 07:03

 

PD: vetëm 12 firmatarë kanë ngelur pas 21 vitesh. Ishin 343. Krerët kryesorë, Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko të vrarë ose të vdekur në rrethana misterioze

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 06:04

Sot Shqiptarja.com rikthen në vëmendje 331 themeluesit që u zhdukën në 22 vite PD. Interesant ështrë fakti që nga tërë firmëtarët, ish liderët kryesorë të PD janë të vrarë ose të vdekur, si Arbnori, Broci, Hajdari e Pashko. Nga 343 firmëtarët e deklaratës që themeloi PD ia kanë dalë të mbijetojnë në këtë parti (disa falë dhe rikthimeve të bujshme) vetëm 12 firmëtarë. Shqiptarja.com pyet se pse vrasësit e Arben Brocit, i vrarë 2 ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ende nuk kanë një emrër. “Mister vrasja, mister ardhja e plumbave, e akoma më mister fakti që pas 21 vitesh...

Berisha në Facebook! Shpërthejnë sharjet

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 05:02

Me rastin e Ditës së Rinisë Berisha ka deklaruar se do jetë prezent në FB me një llogari të vetën. “Sapo iu bashkova FB, duket shumë praktik në I-PAD” ka thënë ai para të rinjve, prindërit  e të cilëve duhet të harxhojnë 2 rroga mujore që të mund t’ua blejnë I-PADin. Për fat të mirë të Kryeministrit, Fejsbuku është falas, dhe shqiptarët e kanë treguar pjesëmarrjen masive në gjëra falas.

A mund të negociojë mirë Kosova në tryezë me Serbinë nëse ata që e përfaqësojnë kanë përditë nga një skandal?

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:55

Çfarë po ndodh me bisedimet Kosovë-Serbi? Përtej retorikës në media, publiku e ka vështirë të orientohe nëse po i bëhen lëshime të pariparueshme Serbisë apo jo. Bisedimet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë janë në të mirë të shtetit të Serbisë dhe në dëm të Kosovës dhe veriut të saj, ka thënë dje në Mitrovicë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, raporton Koha Ditore.  Sipas tij bisedimet e zhvilluara në Bruksel janë të dëmshme për Kosovën, meqë në to është shkuar pa asnjë kushtëzim për shtetin e Serbisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme