Berisha në Facebook! Shpërthejnë sharjet

Me rastin e Ditës së Rinisë Berisha ka deklaruar se do jetë prezent në FB me një llogari të vetën. “Sapo iu bashkova FB, duket shumë praktik në I-PAD” ka thënë ai para të rinjve, prindërit e të cilëve duhet të harxhojnë 2 rroga mujore që të mund t’ua blejnë I-PADin. Për fat të mirë të Kryeministrit, Fejsbuku është falas, dhe shqiptarët e kanë treguar pjesëmarrjen masive në gjëra falas.
“Unë do të dërgoj përditësime e fotografi dhe mezi pres të bisedoj me ju.” Ka thënë më tej Kryeministri, sigurisht pa qenë i informuar që FB është konsideruar si një nga armiqtë më të mëdhenj të efektivitetit në punë, saqë shumë kompani të mëdha e kanë bllokuar atë për punonjësit gjatë orarit të punës. Vetë Kryeministri, është njeri që punon tërë ditën, dhe vështirë të mendohet se ku do e gjejë kohën për të biseduar me popullin në FB. Gazeta Dita informon në numrin e saj të sotëm që faqja e Kryeministrit në FB është vërshuar nga sharjet, por që administratorët e faqes i fshijnë menjëherë komentet negative. “Situata në faqe është disi komike sepse tani aty gjenden replikat për sharjet, por jo vetë sharjet.” Se kush i paguan administratorët e faqes private të FB së Kryeministrit, dhe sa vetë janë që merren me këtë punë, do ishte mirë të dinim.
Dhe, një sondazh i hapur për të gjithë, Kryeminsitri do të preferojë më shumë Farmville (duke ditur pasionin e tij për arrorët e më gjerë) apo Mafia Wars?
k.c.
Comments
Ciu-ciu-ciu !!!...Berisha u

Ciu-ciu-ciu !!!...Berisha u kthye ne femijeri dhe nisi si zogth te 'lypi' ushqim (vota)...Ciu-ciu-ciu!!!...

Dhe thone se njeriu kur plaket behet dhe nje here femije...Paskan te drejte!

Rrofshin zogthat qe bejne ciu-ciu, se zogjve te rritur ua pime lengun e cicerimave.

Ciu-ciu-ciu!!!...(Berisha si Rama 'faqen e nxiu' ).

Po nuk e mar vesh se kush e

Po nuk e mar vesh se kush e ka hap kete fjale qe kryeministri punon shume. Me duket si ai lajmi qe qarkullonte ne 2005 qe z. Berisha nuk vidhte, ishte shume i ndershem. Une e shof tere diten neper qoka, perurime e riperurime.

Berisha eshte nje idiot, por

Berisha eshte nje idiot, por qe fatkeqesisht shume e shume njerez e besojne. A thua te jemi te denuar te degjojme me shume idiotet?n Vetem ne, shqiptaret? Po ja qe paska edhe ne bote idiote si ne. Po i shohim perdite, fale teknologjise.

I dashur Anonim, Kjo do te

I dashur Anonim,

Kjo do te thote se "shume njerez e e besojne" jane idiota.

Hap i zgjuar i Berishes. Edhe

Hap i zgjuar i Berishes. Edhe ketu ia kaloi Rames. Me kete ai siguron perkrahjen e te rinjve ne zgjedhje. Dihet, sa me shume te shahet nga te majtet, aq me mire eshte per te. E majta nuk e kupton se sa prapa ka mbetur, sidomos tani qe po rehabiliton Enverin, ka marre fund fare. Berisha eshte nje ukubet per vete, por arrin ti vere ne loje te tjetert madje eshte shume efikas ne lojrat e tij.

Add new comment