Arkiv-Lajme
Kriza ekonomike, ulet paga mesatare
Ngadalësimi i rritjes ekonomike gjatë këtij viti është reflektuar edhe në rënien e pagës mesatare në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012, indeksi i pagës mesatare në ekonomi shënoi norma negative. Indeksi i pagave ra me 8.4% në terma realë për tremujorin e dytë, ndërkohë që në tremujorin e parë rënia kishte qënë dyshifrore.
Themelohet në Nju Jork shoqata ADA – “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”
Një grup shqiptaro-amerikanësh dhe shqiptaro-kanadezësh kanë themeluar sot shoqatën “Albanians for a Democratic Albania” (ADA, ose shqip, “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratke”). ADA udhëhiqet nga aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Q. Kokalari, i cili ka qenë shumë aktiv në lobimin në Uashington kundër korrupsionit të administratës shqiptare si në 12 vitet e qeverisjes së PD-së, ashtu edhe në 8 vitet e qeverisjes së PS-së.
@pontifex... Papa në Twitter
Duke dërguar sot mesazhin e tij të parë në Twitter, Papa Benedikti XVI ka arritur të ketë një milion mbështetës. Në mesazhin e tij Papa Benedikti XVI u tha mbështetësve: “Të dashur miq, unë jam i kënaqur të jem në kontakt me ju përmes Twitterit. Ju falënderohem për përgjigje zemërgjerë. Nga zemra ime ju bekoj të gjithëve”.
“Denoncime” biografike në parlamentin e Kosovës
Në parlamentin e Kosovës është zhvilluar një debat mes kryeministrit Thaçi e të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ka rënë në sy se Thaçi, në stilin e ndonjë sivëllai të Tiranës, ka bërë një “denoncim” biografik. Në fillim ishte Kurti që nënvizoi se “kryeministri ngre flamurin kombëtar në Tiranë, por nuk guxon ta ngrejë në kufirin Kosovë-Serbi”. Dhe pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Thaçi, e ka thënë se “Kurti, nëse është patriot, duhet të shkojë ta ngrejë flamurin në Vlladimir të Malit të Zi, pasi atje është vendlindja e tij”.
Italianët i ka gjetur hall i madh me Berlusconi-n
Ernesto Galli Della Loggia është një editorialist i së përditshmes italiane Il Corriere della Sera, dhe në shkrimin e sotëm, ndonëse i shqetësuar (dhe pikërisht ngaqë është i shqetësuar) prej vendimit të Berlusconi-t për t’u rikthyer në krye të partisë së vet, nuk është dakord me rëndësinë që mass-media italiane u jep opinioneve të personaliteteve e të organizmave të huaja mbi Berlusconi-n. Madje, kjo dorë që të huajt medemek japin për të diskredituar Berlusconi-n, bën në fakt efektin e kundërt, e forcon atë në Itali.
Ngjela shpërthen kundër Berishës: Hajvan, monstër, rrangallë, i sëmurë, kufomë
Spartak Ngjelën e kanë intervistuar në A1 Report, dhe si argument bisede fillimisht ka qenë ajo që nga Berisha është cilësuar si “darka e gabuar” (është fjala për darkën e datëlindjes së Preç Zogajt, të cilën kryeministri e ka cilësuar si përpjekje për puç në një fjalim që u ka mbajtur deputetëve të vet). Ngjela ka hezituar të hyjë në një diskutim të tillë (“nuk duhen marrë seriozisht të marrët”, i është përgjigjur ai pyetjeve që kanë synuar ta bëjnë atë të thotë të vetën mbi darkën), por më pas nuk i ka rezistuar tundimit.
Ku dhe kur u themelua PD?
“...Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima)...Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)...
Grillos i del një 'Islam' në M5S dhe shpërthen në blog: Non venite a rompermi i coglioni...
"Kush thotë që nuk ka demokraci sepse votat ishin pak, unë i bëj një pyetje: sa vota ka marrë secili prej atyre që janë sot në Parlament? Kush ka vendosur për ata njerëz atje? jua them unë: 5 sekretarë partish. Ndaj mos ejani të më çani trapin mua mbi demokracinë (Non venite a rompermi i coglioni (a me!) sulla democrazia). Më ka ardhur në majë të hundës. Po nxehem. Po nxehem vërtet. Kemi një betejë, kemi një luftë prej tani deri në zgjedhje. Deri në pikën që luftën ma bëjnë gazetat, televizionet, armiqtë e mi të vërtetë, jam në rregull, por luftëra brenda nesh nuk dua më.
Mund të bësh çfarë të duash sepse ke shumicën?
Hartuesit e projekt-kushtetutës së re egjiptiane kanë krijuar një dokument që ka shqetësuar shumë studiues ligjorë dhe grupe të të drejtave të njeriut. Me një sfidë të mundshme të gjykatës mbi legjitimitetin e veprimit të tyre, hartuesit kryesisht islamikë e miratuan dokumentin në një sesion të jashtëzakonshëm që vazhdoi gjatë gjithë natës në fund të muajit të kaluar. Deputetët liberalë dhe laikë e bojkotuan procesin dhe kritikët e quajtën dokumentin një farsë. Ata dolën në rrugë në shenjë proteste.
Fraza kyç në deklaratën e Këshillit të Ministrave të BE-së rreth Shqipërisë
“Siç nënvizohet në rekomandimin e Komisionit [të BE-së], Këshilli [ i Ministrave të BE-së] bën thirrje për një fokus TË VEÇANTË (theksi i respublica.al) tek:
Mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare;
Forcimi i pavarësisë, eficencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të drejtësisë;
Përpjekje të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi hetime proaktive dhe procedimin për të krijuar një regjistër solid;
Masa efektive për të mbrojtur të drejtat e njeriut, përfshi këtu fushën e minoriteteve;