TV Klan: Dy gafa të rënda të Edi Ramës…

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 15:45

Sipas TV Klanit (s’po përdorim ndonjë epitet për të), Edi Rama ka bërë sot dy gafa të rënda në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. E para ka të bëjë me moskalimin e kufirit ligjor të borxhit publik dhe e dyta me dhënien e autoritetit të kontrollit të këtij kufiri Bankës së Shqipërisë.

Sipas TV Klanit (s’po përdorim ndonjë epitet për të), të dyja këto kërkesa të Ramës janë në kundërshtim me ligjet shqiptare. Por a është e vërtetë kjo? Pjesërisht po.

Në fakt, ka një ligj që përcakton një kufi ligjor të borxhit publik, por ky ligj ndryshon sa herë do “Baca” (herën e fundit e ndryshoi para ca ditësh). Ndërsa Rama ka propozuar që kufiri 60% i borxhit të mos ndryshohet me 71 vota, edhe pasi “Baca” të ketë dalë në pension…

Në fakt, Banka e Shqipërisë "e kontrollon" kufirin e borxhit publik, por ky kontroll bazohet në të dhënat e INSTAT-it të administruar drejpërdrejt nga "Baca". Ndrësa Rama ka propozuar që kontrolli i Bankës së Shqipërisë ndaj borxhit publik të jetë i pavarur nga kryeministri, edhe pasi “Baca” të ketë dalë në pension…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Dep Koja (not verified) on

Shyqyr Zotit që për kalendarin Maya, NASA nuk parashikon asnjë ngjarje apokaliptike – po të mos llogarisim ndonjë fjalim të Berishës...

Submitted by Sajmir (not verified) on

Sa qekan lodh keta te klanit. Mbase do e kishin me kollaj te numuronin gafat e berishes apo nuk duan te merren me gjera te lehta.

Submitted by AnonTr (not verified) on

Baca ka urdhru mos me i than ma ktij burrit ne foto : Kaci i Zi.

Submitted by hapi (not verified) on

Sot Japonia e ka borxhin publik 200 % (dyqind përqind)  të GDP-së. A nuk rrezikon kyçja e një kufiri arbitrar të kthehet kundër opozitës nëse vjen në pushtet? Si do ti shlyejë detyrimet që shteti i ka të tretëve cilado qeveri që vjen më pas, pa marrë borxh. Gati çdo ndërmarrje shtetërore është shitur tashmë dhe ky opsion don kohë të gjatë.

Edhe sikur borxhi i tepërt të krijojë pak inflacion, kjo do të ishte më e lehtë sesa falimentimi për mungesë likuiditeti i të gjithë ndërmarrjeve që kanë bërë punë publike dhe paralizimi i ri ekonomik. Ndoshta është taktike elektorale, por sikur ta ketë me të vërtetë PS-ja do të përplaset shumë shpejt me realitetin.

Shqipëria shumicën e borxhit e ka me lekë që e kontrollon Banka e Shqipërisë e cila në fund të fundit kontrollohet nga parlamenti, nuk mund të krahasohet me vendet e zonës euro që e kanë në një monedhë që nuk e kontrollojnë krejt vetë.

Banka e Shqipërisë do ishte mirë ti ngjante pak më shumë FED-it sesa BQE-së nga objektivat. Mjafton të shikosh rezultatet në punësim në SHBA dhe BE.

Submitted by Pirro (not verified) on

Nuk mjafton te shohesh rezultatet e tregut te punes amerikan, duhet te shohesh shume gjera te tjera per t'i patur idete e kthjelleta, ndryshe çdo ide e gjykim
do te rezultonte teper subjektiv - te para ashtu ne ate kend te ngushte kriteresh!
P.sh. po te drejtoj nje pyetje mbi FED-in dhe SHBA-ne: nese kjo e fundit s'do te grabiste te mirat materiale anembane Globit, qe aktualisht vazhdon te bleje me
dollare te prere enkas nga FED-i(besoj se je dakord qe kjo quhet grabitje), ne ç'gjendje do te ishte ky shtet sot dhe bashke me te edhe tregu i tij "shembullor" i punes?

Shpresoj qe kjo pyetje te te qartesoje idete se ç'supremaci ka nje shtet mbi te tjerat sado te fuqishme, kur zoteron nje monedhe qe eshte monedha e vetme e shkembimeve tregtare nderkombetare - monedhe qe ai dhe vetem ai mund te prese me gershere sa here qe ka nevoje per te mira materiale qe duhen importuar nga jashte.

Respekt,

Pirro S.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jo per te shfajesuar Klan, por per te vendosur paksa ekuiliber, pasi nuk eshte njeri i keq dhe tjetri i mire. Cdo TV po vepron sipas orientimit politik qe fsheh prapa....Klan dukshem nuk e fsheh, por ata qe bejne si te pavarur nuk di kujt ja hedhin...

Nese do te shikoje edhe Top Channel dje ne te gjitha deklaratat nga Brukseli shtohej Fraza "Zgjedhjet e ardhshme do te jene kusht per marrjen e Statusit Kandidat", nderkohe qe nga fjalet e te intervistuarve Kryefjale ishte permbushja e 12 prioriteteve dhe votimi i 3 ligjeve, per te marre statusin.  Me pas ishte Arta Tozaj apo Bunguri qe i benin pyetjen: "Po zgjedhjet a do te ndikojne - Patjeter i pergjigjej i intervistuari"

Po behet nje beteje Interpretimesh per ti ngulitur popullit ne koke secili ate qe deshiron...Kujt duhet ti besoje populli???

NJe zot e di...Rrofte media e lire :)

Submitted by f d (not verified) on

Media vizive ne Shqiperi nuk eshte pushteti i katert por pushteti i pare...

Submitted by RevnenkhoAnonim (not verified) on

Një poezi për Kaçin e Zi, jo për Klanin, jo jo se "u ngatërrova" për TV "abc news" :

" abc news "

E GËNJESHTRËS

U

Një poezi për Kaçin e Zi, jo për "KLANIN", jo ,jo se "u ngatërrova" për TV "abc news" " :

abc news

e GENJESHTRES

Ua ! Sa e thjeshtë !

Si nuk i kuptova mediat në rresht !

Frang - paraja dhe pushteti, si çift i dashuruar,

puthen, pasurohen nga abc news e klo(a)nuar.

Rendin deputetë dhe analistë, vasalë "të praruar",

nga mediapushtet Klan - abc news, të ftuar.

Flasin, e ç`nuk thonë kundër vërtetësisë,

Mumje -Tutankamon përpara qeverisë.

Submitted by Anonymous (not verified) on

" abc news "

E GËNJESHTRËS

Ua ! Sa e thjeshtë !

Si nuk i kuptova mediat në rresht !

Frang - paraja dhe pushteti, si çift i dashuruar,

puthen, pasurohen nga abc news e klo(a)nuar.

Rendin deputetë dhe analistë, vasalë "të praruar",

nga mediapushtet Klan - abc news, të ftuar.

Flasin, e ç`nuk thonë kundër vërtetësisë,

Mumje -Tutankamon përpara qeverisë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.