@pontifex... Papa në Twitter

Duke dërguar sot mesazhin e tij të parë në Twitter, Papa Benedikti XVI ka arritur të ketë një milion mbështetës. Në mesazhin e tij Papa Benedikti XVI u tha mbështetësve: “Të dashur miq, unë jam i kënaqur të jem në kontakt me ju përmes Twitterit. Ju falënderohem për përgjigje zemërgjerë. Nga zemra ime ju bekoj të gjithëve”. Adresa e tij në Twitter është @pontifex, dhe në të përdoren tetë gjuhë.
Me këtë veprim, Papa iu bashkua listës në rritje të personaliteteve religjioze, që i dërgojnë mesazhet në Twitter me 140 karaktere. Para Papës, Twitterin e kanë shfrytëzuar edhe liderë të tjerë religjiozë. Papa Tawadros II nga Kisha Koptike e Egjiptit, e bëri këtë më 27 nëntor, vetëm nëntë ditë pasi ishte kurorëzuar në krye të kësaj kishte. Ai deri tani ka dërguar më se 20 mesazhe në Twitter, që përmbajnë fjalë të urta në gjuhën angleze dhe arabe. Ai i ka tërhequr afro 16 mijë mbështetës. Patriarku i përgjithshëm i Kostandinopojës, Bartolomeu, po ashtu është në Twitter, por aty gjenden vetëm adresat dhe lidhjet për kumtesat e tij për media. Re.Pu.
Comments
Ciceerima ne Twitter do
<p>Ciceerima ne Twitter do thoshte Kafsha e Vucidolit.</p>
Kurse Zani çaushi i shkreti
<p>Kurse Zani çaushi i shkreti s'ja mberriti ta hapte nje "account" !</p>
Prit kur te futet dhe Zoti ne
<p>Prit kur te futet dhe Zoti ne Twitter! Jo per gje po per te qene me prane besimtareve.</p>
Add new comment