“Denoncime” biografike në parlamentin e Kosovës

Postuar në 12 Dhjetor, 2012 09:24

Në parlamentin e Kosovës është zhvilluar një debat mes kryeministrit Thaçi e të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ka rënë në sy se Thaçi, në stilin e ndonjë sivëllai të Tiranës, ka bërë një “denoncim” biografik. Në fillim ishte Kurti që nënvizoi se “kryeministri ngre flamurin kombëtar në Tiranë, por nuk guxon ta ngrejë në kufirin Kosovë-Serbi”. Dhe pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Thaçi, e ka thënë se “Kurti, nëse është patriot, duhet të shkojë ta ngrejë flamurin në Vlladimir të Malit të Zi, pasi atje është vendlindja e tij”.

Me këtë rast, na kanë dhënë dhe një leksion në lëmë të gjeografisë së trojeve shqiptare, dhe në lëmë të toponimeve historike. “Atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkollë”, ka sqaruar Kurti, dhe ka shtuar se “as ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen atje”. “Unë kam lindur në Prishtinë”, ka saktësuar Kurti.

Dhe Thaçi i është drejtuar pas kësaj: “Kurrë nuk e përmendët vendlindjen tuaj. Ai që e mohon vendlindjen e vet, e mohon edhe kombin e vet”. Nuk mundi të na thotë se ç’të keqe ka të jesh nga Vlladimiri (Katërkolla, sipas Kurtit), pse Kurti paska patur interes ta fshehë këtë fakt, e nëse nuk ka të keqe, pse do duhej përmendur.

Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Nuk  eshte gje e mire te zihen me njeri tjetrin per keto gjera, por te shikojne mundesine si te bashkepunojne me njeri tjetrin per ti zgjidhur mosmareveshjet qe kane ne favro te Kombit tone

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky shkrim i juaji zoterij gazetare eshte teper spekulativ dhe jo i sakte, rrjedhimisht joprofesional.

Nese pretendoni te raportoni lajme, kjo nuk behet duke perhapur spekulimet e portaleve te ndryshme por duhet te beni punen e gazetarit dhe

te ndiqni ngjarjet per te cilat flisni.

Lexuesve te nderuar te kesaj gazeta ja ofroj incizimin e kesaj polemike per te gjykuar vete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.