Arkiv-Lajme

Kinezi Mo Yan që fitoi Nobelin nën rrebesh akuzash. Një poet e quan dhe “prostitutë”

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 02:46

Mo Yan, i cili do të marrë Çmimin Nobel për Letërsi të hënën, ka provokuan zemërim ndërkombëtar me mbrojtjen që i ka bërë e censurës. Ai është shprehur se “censura është po aq e nevojshme sa siguria në një aeroport.”

Mo Yan (emri i vërtetë Guan Moye) është autori i parë kinez për të fituar Çmimin Nobel në letërsi. Sipas Time World, ai zgjodhi këtë emër pene (përkthehet: Mos Fol) si një kujtesë për veten që të mos shkruante gjëra që mund ta fusnin në telashe.

Idrizi: t’i jepet pasaportë shqiptare edhe çamit ortodoks, Presidentit grek Papulias!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 15:27

Ndërsa Ministria e jashtme greke deklaron se “nuk ka çështje çame”, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar gjatë një debati të hapur në Univ. Luarasi se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë për çamët, sipas Shqiptarja.com. Idrizi (kohët e fundit i përfolur për një anim të mundshëm në një koalicion me LSI jashtë konjukturave) ka deklaruar se e mbështet nismën për t’u dhënë pasaportë të gjithë shqiptarëve, që të përfitojnë edhe çamët ortodoksë që jetojnë në Greqi.

Dhuna gjen dhunën: Një grup i quajtur Fronti Anti-fashist, merr përsipër sulmin me bombë mbi neo-nazistët e Agimit të Artë.

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 13:55

Një grupim i quajtur Fronti Anti-Fashist ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj zyrave të Agimit të Artë, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton Katerina Nikolas për Digital Journal. Sipas Reuters Fronti Anti-fashist është një grup pak i njohur që pretendojnë të jenë lidhur me Federatën anarkiste informale. Deklarata thotë: "Ne kemi vendosur të godasim zyrat e Agimit të Artë sepse ne besojmë se fashistët duhen godur të parët, para se të të godasin ata"

Tezat e Berishës? S’ia vlen të merresh me to, thotë Bakalli; Shqiptarët janë më në fund të lirë, thotë Meta

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 12:37

Berisha ka folur për shtetësi për 10 milionë shqiptarë, ka folur për albanofobi, ka thënë se kjo albanofobi duhet të marrë fund, ka thënë se bashkimi kombëtar është kredoja jonë, etj, etj. Dhe me këtë ka mbjellë shqetësim gjithandej. Por Gilman Bakalli e ironizon dhe e injoron këtë shqetësim në shkrimin e vet të publikuar në Mapo, në rubrikën e përjavshme ‘Agora’. E për ta bërë këtë, i sjell lexuesit nje dialog të marrë nga libri ‘Njeriu pa cilësi’, i shkrimtarit Robert Musil.

Lista e të ftuarve në përvjetorin e themelimit të PD, më interesante për t’u analizuar se ajo e të paftuarve

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 12:25

Festa e krijimit të PD-së do të zhvillohet më datë 11 dhjetor, dhe selia e PD ka shpërndarë ftesat tek kryetarët e partive, ambasadat dhe institucionet. Shqiptarja.com vë në dukje faktin në numrin e sotëm që ishpresidenti Topi, një eksponent kryesor i PD-së në shumë vjet nuk ka marrë ftesë, ndërsa Rama, edhe pse i ftuar duket se nuk ka gjasë të marrë pjesë.

Lista e të “përjashtuarve” nga gëzimi i PD fillon me Topin, dhe vazhdon me Ngjelën, Paskal Milon, Kreshnik Spahiun e Skënder Gjinushin sipas Shqiptarja.com.

3 mashtrimet e qeverisë me skemën e pensioneve, sipas Kosta Barjabës

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 12:02

Disa herë gjatë debatit publik përfaqësues të qeverisë kanë dashur ta lënë mungesën e reformës së pensioneve në pragun e derës së opozitës. Kosta Barjaba analizon sot te Gazeta Shqip këtë skemë, tashmë të rrënuar sipas tij, e cila përmbledh 3 mashtrime të mëdha nga qeveria, arsye kjo, pse ajo kërkon t’ia lërë në derë opozitës. “Propaganda e qeverisë, mbi skemën e pensioneve, është ndërtuar mbi fakte të gënjeshtërta dhe përbëjnë, as më shumë e as më pak, mashtrime publike” thotë Barjaba.

 1. Mashtrimi i parë: opozita pengon reformën e qeverisë dhe Bankës Botërore

Për të parën herë, një deklaratë pa ekuivok e LSI-së për koalicionet

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 09:53

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Nasip Naço, njëherazi një nga 3 deputetët origjinalë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi prerazi në emisionin “Studio24” të gazetarit Denis Minga, se partia e tij nuk do të jetë pjesë e asnjerit prej dy koalicioneve të mëdha parazgjedhorë. Në mbarim të zgjedhjeve tha ai, LSI-ja do të vendosë për futjen në koalicion paszgjedhor në përputhje me mënyrën sesi kanë votuar shqiptarët dhe në funksion të stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Përkthimi: LSI-ja do kërkojë të futet në qeveri me cilëndo parti të madhe që ka më shumë mandate.

Min Jashtme Greke: "Çështja çame nuk ekziston!" A do kundërpërgjigjet Kryeministri që "çështja çame, ekziston!"?

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 09:18

Ministria e Jashtme greke nuk resht së lëshuari deklarata për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjet territoriale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, është shprehur sot se çështja çame nuk ekziston, raporton portali www.gazetadita.al.

 “Çështja çame nuk ekziston. Kushdo që mendon se ka ndonjë problem, le t’i adresohet drejtësisë greke”, ka thënë Delavekuras. Madje më tej, ai thekson se sa më sipër u është bërë e ditur edhe autoriteteve shqiptare nga vetë ministri i Jashtëm, Avramopulos.

Dita e Rinisë, numri i shqiptarëve në Facebook, arritje e madhe e Shqipërisë!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 09:06

Në Ditën e Rinisë, Berisha ka folur edhe për Facebookun, sigurisht, meritë e qeverisjes së tij: “Para dy vjetësh po shihja statistikat e Facebook-ut dhe shoh aty  1 milion e 30 e ca mijë shqiptare në facebook. Konstatoj se renditeshim para 17 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në përdorimin e facebook-ut”

Pasi u foli për Reganin dhe Holokaustin, dhe mbi të gjtiha mbi Zotin, ai nuk mungoi të thotë edhe se:

Komplimentet e Daçiç për Thaçin, a mos tregojnë që në tryezë janë bërë lëshime?

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 07:05

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme