Rama në ABC NEWS, “nqs LSI nuk ikën, ne do ta mundim aty ku është!”

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 06:01

Lajmi i parë është që Rama dha intervistë tek ABC News, duke shkeluar edhe në “frëngjinë” nga ku zakonisht është ai shënjestra. Rama tha për moderatoren Sonila Meço se arsyeja e ikjes së disa deputetëve nga grupi i PS që nga 2009-a është se “duke qenë se ne jemi në opozitë nuk është e thënë që ata të qendrojnë në opozitë në këto kushte. Ka dhe nga ata që kanë dobësi...”

Rama ka përsëritur se “përderisa zgjedhjet e qershorit do të jenë pjesë e kushteve në qendrimin e BE-së për statusin e kandidatit” ky status nuk mund të humbasë nga kauzat e PS. “Nga ana tjetër, kauzat nuk humbasin për çështje morale. Jam takuar em kreun e LSI në një kohë të caktuar, dhe do ta bëja sërish nëse do duhej ta bëja sërish... Kam kërkuar të takohem me të gjtihë dhe jam takuar me të gjithë. Ashtu sikurse jam takuar me njeriun që është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, por unë nuk mund të harroj se ai ëshët përgjegjës për vrasjet e 21 janarit.”

Rama përsëriti se ai është gati kudo, në çdo studio e në çdo kohë, për debat me Berishën, “të cilin e kam ftuar 3 herë të diskutojmë por nuk ka pranuar”.

Ai ka folur për koalicionin e gjerë të tij, dhe ka thënë se “Nëse LSI qendron aty ku është, ne do ta mundim së bashku me atë koalicion.” Më tej “ne jemi në opozitë, kurse LSI është në qeveri, dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet si opozitë” k.c.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<blockquote><p>duke qenë se ne jemi në opozitë nuk është e thënë që ata të qendrojnë në opozitë në këto kushte. Ka dhe nga ata që kanë dobësi..</p></blockquote><p>Patjeter! Fakti qe Rama dhe Sala kane listen e deputeteve ne duar dhe ua bejne te qarte kundershtareve te tyre se nuk mund te futen aty pa u perkulur para tyre nuk ka fare te bej. Akoma ne boten e endrrave Rama, ai i mire me shpate ne ne dore kunder gjithe te keqinjve.&nbsp;</p><p>Fati i keq i ketij vendi eshte qe kete deklarate e ben ne ABC News, ku Sonila nuk ka ca ti thote asnje fjale se PD-ja e ben akoma me keq kete proces brenda saj.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>E pate Sonilen sa ne siklet ndodhej para Rames,ju kujtuan kohet e shkuara.Bente pyetje duke ja ditur se si Rama do pergjigjej,njohje e vjeter.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.