Arkiv-Lajme

Sa të varfër ka Shqipëria?

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 13:09

Ilir Beqja dhe Kosta Barjaba tw PS-së, zhvilluan sot pasdite një bashkëbisedim me gazetarët rreth treguesve realë të varfërisë në Shqipëri. Në këtë takim gazetarëve iu ofruan disa tregues të fundit për varfërinë, e matur në kontekstin e fuqisë blerëse të popullsisë, Purchasing Power Parity (PPP). PPP mat fuqinë blerëse të popullsisë së një vendi, krahasuar me vendet e tjera, për të njëjtat produkte dhe shërbime.

Qeveria kërkon garanci, por edhe Vetro Energy kërkon dokumentat e duhura dhe flet për negociata komplekse

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 12:45

Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Ministrisë së Ekonomisë lidhur me ecurinë e negociatave, konsorciumi “Vetro Energy” deklaron se është i gatshëm të paguajë garancinë e kërkuar në vlerën e 20% të çmimit të ofruar. Përmes një reagimi zyrtar, konsorcimi i shpallur fitues në tenderin ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë Albpetrol, ka deklaruar se garancia do të dorëzohet pas nënshkrimit të kontratës mes palëve.

Arkivat dhe botimet mbi Enver Hoxhën janë ende ndjellëse për shtypin e Tiranës

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 08:22

Prej vitesh, artikujt që prekin tema të viteve para '90-s, vecanërisht ato që venë në fokus jetën e ish-udhëheqësve komunistë, janë në top-listën e preferencave të kryeredaktorëve të shtypit të Tiranës. Kishte një periudhë që u duk sikur gazetat e mpakën këtë lloj informacioni, por këto ditët e fundit vihet re një valë e re dossierësh historikë.

"Njeriu i periferisë Sali Berisha" - sipas Ilva Tares dhe Mustafa Nanos

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 07:28

Berisha në histori? "Absolutisht po, varet pastaj se ne ç'kategori te historise dhe si ia ka dalë, me çfare mjetesh, ka qene i debatueshëm per mjete demokratike apo jo, por ia ka dale. Eshte nje ish-komunist që nuk u be dot kurre plotesisht demokrat... Me karten e anti-komunizmit ka arritur te mbaje pushtetin, te dominoje 20 vitet e tranzicionit ne Shqiperi" - mendon ilva Tare e ftuar në Jamais Vu-në e Mustafa Nanos në edicionin e kësaj jave.

Agim Krajka: Rona Nishliu më llahtarisi kur ulërinte në Festivalin Europian

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 04:43

Agim Krajkën, një emër që i asocjohet natyrshëm Festivalit të Këngës në RTSH, nuk e mban vendi kur flitet për situatën, ku është katandisur vetw Festivali. “Festivalit i ka mbetur vetëm emri Festival. Është kthyer në një ekspozitë vajzash të bukura, shalësh e vithesh… Unë do ta kisha për turp të merrja pjesë në një Festival të tillë, ku këngët i bëjnë ndryshe: gjej një CD, paguaj ca lekë, bëj ca prova dhe fute në festival”, thotë kompozitori i njohur shqiptar në një intervistë për të përditshmen Shqiptarja.com.

Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim - thotë historiani gjerman për shqiptarët dhe shton diçka për Enver Hoxhën

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 04:20

Historiani gjerman, Peter Bartl u nderua në Tiranë me çmimin "Medalja e Mirënjohjes" nga Presidenti i Shqipërisë. Në mungesë të prof. Bartl-it medaljen e mori në dorëzim nga kryetari i shtetit, kolegu i tij, shefi i katedrës së albanologjisë në Mynih, Bardhyl Demiraj, për t'ia dorëzuar të dekoruarit në një ceremoni në universitetin e Mynihut.

Të majtët fitojnë thellë zgjedhjet në Rumani

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 03:47

Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet i Rumanisë ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës. Me më shumë se 80 për qind të votave të numëruara të hënën, Bashkimi Social-Liberal udhëhequr nga kryeministri Viktor Ponta ka fituar rreth 60 për qind të votave, duke mundur Aleancën e së Djathtës të Presidentit Traian Bashesku. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që mbikqyri votimin, thotë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe se nuk u zbulua ndonjë mashtrim.

Një nga telenovelat turke më të ndjekura në Shqipëri nuk i pëlqen partisë së Erdogan

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 03:25

Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë. Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”. The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezoni i tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues.

Berisha flet për një “puç” në ditëlindjen e Zogajt. Mero Baze: Puçi nuk është asgjë, fundi yt do jetë i tmerrshëm...

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 17:49

Kryeministri 68 vjeçar i Shqipërisë dje në mbledhjen e grupit të deputetëve të tij me atë stilin e njohur të “më thanë” e “i thashë” ka folur sërish për një “komplot apo puç” që sipas tij është përgatitur në një ditëlindje. (nuk e thotë por fjala është për ditëlindjen e Preç Zogajt). Tha Berisha ndër të tjera:

Statusin kandidat, nëse... etj

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 14:39

Tre ligjet dhe zgjedhjet parlamentare të 2013 do të vijojnë të mbeten çështjet kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një fakt i tillë është theksuar në draftrezolutën që do të trajtojë nesër Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së. Kështu, presidenca qipriote ka bërë të ditur se draft-konkluzioni nuk ka hasur në asnjë kundërshtim nga ambasadorët e përhershëm të shteteve anëtare, ndaj pritet që të ruajë këtë formë në versionin përfundimtar:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme